Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Autostrada drejt Shkupit do “ta bllokojë” atë në drejtim të Merdarit
12:52 PM
Autostrada drejt Shkupit do “ta bllokojë” atë në drejtim të Merdarit
Analistëve të zhvillimeve ekonomike nuk u duket rastësi që kompania e cila ndërtoi autostradën në Shqipëri, më pas e nisi edhe atë të Kosovës, nga Vërmica drejt Merdarit, konsorciumi "Bechtel-Enka”, ta fitojë të drejtën për ndërtimin edhe të autostradës që shkon nga Prishtina në drejtim të Shkupit, shkruan sot Koha Ditore.Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës "Çohu”, ka thënë se projektet e dy autostradave janë të imponuara dhe se nuk janë ide apo qëllim i vetë Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se ekzekutivi nuk ka asnjë këshilltar të sajin të angazhuar e që i njeh mirë çështjet e projekteve rrugore. "Krejt këto janë projekte që i imponohen Qeverisë nga këshilltarët e transaksionit. Përgjithësisht në projektet më të rëndësishme kapitale Qeveria është injorante”, ka thënë Zogiani. 

Sipas tij, i njëjti grup i interesit i udhëhequr nga përfaqësuesit e kompanisë "Bechtel”, ka krijuar monopol në fushën e investimeve të mëdha kapitale në Kosovë.

Ai ka thënë se lidhshmëria kohore me inicimin e procedurave tenderuese për projektet kapitale, sikurse rasti me ndërprerjen e mundshme në Orllat të "Rrugës 7” dhe fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Han i Elezit, nuk kontrollohet nga Qeveria, po nga vetë nevojat e kompanisë ndërtuese.

Në nëntor, Qeveria ka deklaruar se do të përfundojë ndërtimi i pjesës së autostradës që lidh Morinin me Orllatin dhe të sigurojë dalje në rrugën Prishtinë-Pejë. E me fillimin e vitit 2013, Qeveria është zotuar se do të nisë ndërtimin e autostradës së dytë, asaj Prishtinë – Han i Elezit.
Views: 425 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player