Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Autostrada Prishtinë-Shkup në konkurs ndërkombëtar
11:53 AM
Autostrada Prishtinë-Shkup në konkurs ndërkombëtar
Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës kanë bërë edhe një hap përpara në projektin e autostradës Prishtinë–Shkup. Ata kanë bërë gati projektin e detajuar dhe më datë 12 shtator, kjo ministri do të shpallë konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e kësaj autostrade. Zyrtarë të kësaj ministrie tregojnë se interesimi për ndërtimin e këtij projekti rrugor është i madh dhe presin që të konkurrojnë kompani të fuqishme europiane. Burime të gazetës Express tregojnë se Ministria e Infrastrukturës do të shpallë konkursin më 12 shtator në shumë media të njohura europiane. Ai tregoi se projekti është i detajuar tashmë dhe të gjitha punët për të janë kryer për të kaluar në realizimin e projektit. 
"Të gjitha punët janë kryer dhe gjithçka është detajuar në këtë projekt. Tani vetëm presim që të përzgjedhjet kompania ndërtimore", ka deklaruar zyrtari i lartë i MI-së.
Views: 693 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player