Kryesore » 2011 » Gusht » 3 » Banka Botërore ka ndarë 4.5 milionë euro kredi për Kosovën
1:54 PM
Banka Botërore ka ndarë 4.5 milionë euro kredi për Kosovën
Në kuadër të projektit të fuqizimit të sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut financiar, Banka Botërore ka ndarë 4.5 milion euro kredi për Kosovën.Kjo u bë e ditur nga një marrëveshje e cila u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Ranji Nayak.Thaçi me këtë rast tha se projekti mbështet strategjinë e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të tregut të kapitalit dhe forcimin e stabilitetit të gjithëmbarshëm të sektorit financiar.Ndërkaq Ranji Nayak, nga BB tha se objektivat e projektit janë ngritja e stabilitetit dhe zhvillimi i sektorit financiar si dhe fuqizimi i infrastrukturës themelore të tregut të sektorit financiar.
Ky projekt financohet nga IDA Credit me një periudhë 20 vjeçare dhe ‘grejs’ periudhë prej 10 vjetësh.
Views: 378 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player