Kryesore » 2011 » Korrik » 8 » BB do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të KEK-ut
8:06 PM
BB do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të KEK-ut
Drejtori ekzekutiv në Bankën Botërore, Konstandin Huber, gjatë vizitës vendit tonë, vizitoi edhe KEK-un. I shoqëruar nga drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ai ka vizituar të premten asetet e korporatës në termocentrale dhe në miniera. "Jam i kënaqur me përparimin që është arritur në prodhimin e energjisë elektrike. Shpreh mbështetjen time të plotë dhe të institucionit që përfaqësoj në mbështetje të KEK-ut, në veçanti, dhe energjetikës në përgjithësi”, tha Huber. I pari i KEK-ut e ka njoftuar zyrtarin e BB-së në lidhje me zhvillimet e korporatës. "Jemi duke investuar në miniera dhe tash kemi prodhim stabil të qymyrit. Njësitë gjeneruese të energjisë elektrike kanë arritur stabilitet të lartë të prodhimit, kurse po punojmë në projektet ambientale falë edhe ndihmës së Bankës Botërore. Deri në gjysmën e vitit të ardhshëm prodhimi do të jetë shumë më i pastër”, tha Gjukaj. 
Për rikultivimin e depos së hirit Banka Botërore ka dhënë 10 milionë dollarë.Huber ka vizituar edhe vendin ku parashihet të ndërtohet TC "Kosova e Re” dhe ka siguruar vazhdimin e mbështetjes së BB-së edhe në këtë sektor.
Views: 402 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player