Kryesore » 2012 » Mars » 30 » BE-ja do të formojë fond të ri për shpëtimin e eurozonës
1:37 PM
BE-ja do të formojë fond të ri për shpëtimin e eurozonës
"Franca dëshiron vëllimi i fondit ekzistues të eurozonës për ndihmën e anëtareve me detyrim të rritet për rreth një bilion euro", deklaroi dje ministri francez i Financave, Fransoa Baroen.Ministrat e Financave të vendeve-anëtare të eurozonës, pas negociatave disamujore dhe presionit ndërkombëtar, në takimin dyditor në Kopenhagë do të përpiqen të arrijnë marrëveshje për rritjen e vëllimit të fondit për ndihmë."Franca dëshiron vëllimi i fondit ekzistues të eurozonës për ndihmën e anëtareve me detyrim të rritet për rreth një bilion euro", deklaroi dje ministri francez i Financave, Fransoa Baroen.Kancelarja gjermane Angela Merkel deri më tani vetëm e përmendi mundësinë për rritjen e vëllimit të fondit, të quajtur Mekanizmi stabilizues evropian (MSE) në 700 miliardë euro.Qëllimi i eurozonës është të vendos fond mbrojtës i cili do të dispononte me mjete të mjaftueshme për t'i parandaluar spekuluesit për t'i rritur tensionet e tregut, duke parashikuar se ndonjërës prej anëtareve do t'i nevojitet ndihmë financiare.Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara në botë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëruan se eurozonës do t'i ofrojnë ndihmë pasi ajo vetë e rrit vëllimin e fondit të vet për atë qëllim.
Views: 456 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player