Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » "Bechtel" kërkon të bashkëpunojë për projektin TAP
4:41 PM
"Bechtel" kërkon të bashkëpunojë për projektin TAP
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësues të kompanisë Bechtel, Steve Hawkins, zv/president dhe drejtor i Përgjithshëm dhe David Welch, President i Divisionit për Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme.Përfaqësuesit e kompanisë Bechtel, e njohur për shqiptarët si firma që ndërtoi 'Rrugën e Kombit", pasi i shprehen Kryeministrit simpatinë e kompanisë së tyre për dy segmentet e projektit madhor të rrugës së kombit Tiranë-Prishtinë, thanë se eksperienca e suksesshme e kësaj kompanie në Shqipëri e ka sjellë përsëri atë këtu, për të bashkëpunuar në një projekt tjetër shumë të rëndësishëm, atë të gazsjellësit TAP. Kompania e konsideron shumë të rëndësishëm, si nga pikëpamja gjeopolitike, ashtu edhe nga pikëpamja teknike këtë projekt madhor, i cili nuk mund të konceptohet pa bashkëpunime të gjera të kompanive ndërkombëtare të fushës.

Ata e informuan Kryeministrin, se janë në bisedime me pjesëmarrësit e konsorciumit të projektit TAP, si me përfaqësuesit e Grupit TAP, ashtu edhe me kompanitë e tjera pjesëmarrëse si: SOCAR, British Petrolium, EGL etj.. Standardet e larta teknologjike dhe eksperienca që kërkohet në këtë projekt, thanë ata, e kanë bërë këtë kompani të jetë shumë e interesuar për t’iu bashkuar Grupit dhe për të përfshirë në vazhdim edhe kompanitë lokale të vendeve përkatëse. Eksperiencat e suksesshme në Shqipëri, në rajon e mbarë botën e kanë bërë Bechtel të fillojë punën për përfshirjen në këtë projekt.

Kryeministri Berisha i falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm në projektin madhor të rrugës së kombit Tiranë-Prishtinë dhe e mirëpriti interesin dhe dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë në këtë projekt tjetër madhor, europian e më gjerë. Ndërsa theksoi se historia profesionale e Bechtel dhe historia e suksesit në rajon janë për t’u konsideruar në realizimin e TAP, Kryeministri i siguroi për standardet e bashkëpunimit të qeverisë edhe në këtë projekt, konform ligjeve e rregullave ndërkombëtare dhe ato shqiptare.
Views: 582 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player