Kryesore » 2012 » prill » 15 » Bedri Selmani miliona euro borxh shtetit
4:05 PM
Bedri Selmani miliona euro borxh shtetit
Bedri Selmani ka përfituar nga shfrytëzimi i më shumë se 20 pompave të naftës pa paguar asgjë për dhjetë vjet, duke i dëmtuar kështu institucionet e Kosovës me mbi katër milionë euro. Ai kishte nënshkruar kontrata në emër të Kosova Petrolit me të cilat obligohej të paguante qira dhe pagoi për dy vjet, por pastaj nuk vazhdoi ta bënte këtë.Pronari i "Kosova Petrol” Bedri Selmani kishte marrë obligime nga UNMIK-u që të paguante 70 mijë marka në muaj për shfrytëzimin e pompave të karburanteve të naftës tëndërmarrjes kroate "INA”. Këtë shumë Selmani e kishte paguar nga janari i vitit 2000 e deri në dhjetor të vitit 2001. Pas dy vite pagese të qirasë, Selmani e kishte ndërprerë këtë duke i mbetur borxh shtetit për miliona euro.Nga dhjetori i 2001-es e deri më tash Selmani nuk i ka paguar obligimet për 124 muaj ose për më shumë se 10 vjet. Për çdo muaj ai është dashur të paguante nga 35 mijë euro që është vlera e 70 mijë markave që specifikohet në marrëveshjen me UNMIK-un. Vlera totale që ai është dashur të paguante për shfrytëzimin e pompave të karburanteve të INA’s për 135 muaj kap shifrën e 4, 3 milionë euro.

UNMIK-u që e lejoi Selmanin të shfrytëzojë përkohësisht pompat e INA’s nuk ka dashur të komentojë rreth qirasë së papaguar. Por një zyrtar i lartë i këtij misioni në kushte anonimiteti ka konfirmuar se Selmani ka paguar qiranë për njëperiudhë dyvjeçare dhe pas dhjetorit të 2001-es nuk ka paguar më.

Pronari i "Kosova Petrol”është pyetur për këtë por nuk ka dhënë përgjigje. Ai në një deklarim të mëhershëm për çështjen e pasurisë së INA’s pati thënë se Kosova Petrol e shfrytëzon atë në mënyrë të ligjshme.

Bedri Selmani në vitin 2000 kishte marrë leje nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për shfrytëzim të përkohshëm të pompave për të përmbushur "nevojat vitale” të atij dimri për naftë në vend.

Përkundër lejes së përkohshme, Selmani, pronar i kompanisë Kosova Petrol, vazhdon t’i shfrytëzojë këto pompa tash e dymbëdhjetë vite.

Më 25 janar 2000, Gerard Fischer, shef i departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Administratës së Burimeve Natyrore në UNMIK kishte nxjerrë urdhëresën me të cilën lejonte Selmanin të shfrytëzonte pompat e INA’s.

"Lejimi është bërë si masë për të siguruar furnizimin me produkte nafte gjatë kësaj periudhe vitale të dimrit”, thuhet në urdhëresën e Fischer.

Këtë pasuri të kësaj ndërmarrje shoqërore që operonte në Kosovë, Selmani e kishte emërtuar Kosova Petrol në të cilën figuron si pronar i vetëm në regjistrat e biznesit në Ministrinë për Tregti e Industri (MTI).

Ndërkohë Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka bërë një përllogaritje të borxhit të"Kosova Petrol” pasiqë vlerëson se pompat e INA’s e kanë ende statusin e padefinuar.

"AKP vepron në emër dhe për llogari të atyre ndërmarrjeve statusi i të cilave është definuar si pronë shoqërore. Për shkak të numrit të madh të NSH-ve ende disa ndërmarrje e në mesin e tyre edhe ndërmarrja prona e së cilës shfrytëzohet nga ‘Kosova Petrol’ ka status të padefinuar. Prandaj edhe çështja e borxhit eventual mund te definohet pas përcaktimit të statusit”, ka thënë Ylli Kaloshi, zyrtar i lartë për Marrëdhënie me Publikun në AKP.

Kjo agjenci, sipas tij, nuk ka ndonjë provë që Selmani ka paguar në vitet 2000-2001 pasiqë marrëveshja nuk ishte lidhur me pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) por me autoritetet e UNMIK-ut.

Agjencia e Privatizimit do të nis inkasimin e qerasë pasi të definojë qartë statusin e pompave të INA’s. "Pagesa e qirasë dhe e drejta e AKP-së që ta inkasoj qiranë eventuale ka të bëjë siç u theksua si më sipër me statusin e vete këtij subjekti”, ka deklaruar Kaloshi

Ndërkohë Agjencia Kosovare e Privatizimit e përshkruan Kosova Petrol’in si ndërmarrje okupuese të pronës shoqërore në një raport ku pasqyrohen "asetet e uzurpuara nga individë, institucione lokale, institucione qendrore dhe institucione ndërkombëtare”.

Raporti kallëzon për gjendjen e Ndërmarrjeve Shoqërore dhe është përpiluar në vitin 2011. Aty Kosova Petrol figuron 23 herë si okupues i pompave të INA’s në pika të ndryshme të vendit.

Njëjtë e llogarisin edhe autoritetet kroate si Drejtoria Qendrore e INA’s si dhe Qeveria e Presidenca Kroate pasiqë Ivo Sanader e Stipe Mesiq patën kërkuar nga Qeveria e Kosovës që uzurpatorëve të iu pamundësohet shfrytëzimi i pasurisë së kësaj ndërmarrje shoqërore.

Ndërmarrja kroate INA aktualisht shfrytëzon me qira vetëm depot e rezervuarve të naftës në fshatin Bardhosh afër Prishtinës. Një marrëveshje të tillë INA e ka lidhur me AKP-në në prill të vitit të kaluar përmes së cilës ia paguan 22 mijë euro në vit.

Kjo marrëveshje është ripërtrirje e asaj të para disa vitesh e lidhur me AKM-në e cila kishte obliguar INA’n të paguante qira pasi kjo agjenci ishte titullare e të gjitha pronave shoqërore që gjenden në territorin e Kosovës.

Këtë mandat tash e ka AKP-ja.

Përkundër pagesës së qirasë për shfrytëzimin e pronës INA i paguan tatimin në pronë Komunës së Prishtinës pasi ky institucion e njeh këtë ndërmarrje si titullare të pronës.

AKP-ja që i ka mundësuar kësaj ndërmarrje të shfrytëzojë me qira rezervuarët e naftës nuk e ka bërë të njejtën edhe për pompat e karburanteve që shfrytëzohen nga "Kosova Petrol”. Pompat e kaburanteve sipas AKP-së ende kanë status të padefinuar.
Views: 637 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player