Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Benzinat lirohen për dy, ndërsa dizeli për 2,5 denarë
4:26 PM
Benzinat lirohen për dy, ndërsa dizeli për 2,5 denarë
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 113,378 dollarë për barel dhe është për 7,68 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilit janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.Komisioni Rregullator për Energjetikë i uli çmimet e derivateve të naftës me pakicë. Benzinat lirohen për dy, ndërsa dizeli për 2,5 denarë.

Sipas vendimit të sjellë sot, çmimi i Eurosuper BS-95 është 74,50 denarë, ndërsa e Eurosuper BS-98 është 76 denarë për litër. Çmimi i ri i Eurodizelit (D-E V) do të jetë 64 denarë për një litër. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) lirohet për 3 denarë dhe do të kushtojë 55 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, gjithashtu do të zvogëlohet dhe do të jetë 40,928 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 113,378 dollarë për barel dhe është për 7,68 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilit janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Bursa e denarit në krahasim me dollarin gjatë dy javëve të kaluara ishte 43,1 denarë për dollarë dhe është për 3,4 për qind më i lartë nga bursa e dollarit sipas të cilit janë formuar çmimet.
Views: 420 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player