Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » BERZH mund ta financojë TC "Kosova e re"
1:43 PM
BERZH mund ta financojë TC "Kosova e re"
 Para anëtarësimit formal të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pritet të bëhet më 17 dhjetor, kjo bankë tashmë ka një plan para vetes për projektet, të cilat synon t’i financojë në Kosovë.Përfaqësues të BERZH-it i thanë Radios Evropa e Lirë se janë duke i shikuar mundësitë për ta financuar termocentralin "Kosova e re”.Svitlana Pyrkalo, këshilltare për media në BERZH, tha se investimet në sektorin e energjisë janë prioritet kyç dhe se po punojnë që së bashku me institucione të tjera ta rrisin kapacitetin e Kosovës në gjenerimin e energjisë."Ne po i shikojmë mundësitë për ta financuar Termocentralin e ri ‘Kosova e Re’. Eficienca dhe siguria në fushën e energjetikës janë elemente kyçe në planifikimet tona për mbështetjen e Kosovës. Në fillim të vitit 2013, banka do të nisë një bashkëpunim me disa institucione financiare në Kosovë dhe me mbështetjen e BE-së. Kjo do të synojë të rrisë garën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë dhe të mbështesë arritjet e qëllimeve të vendit në reduktimin e konsumit të energjisë”, theksoi Pyrkalo, në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike.

Pyrkalo tha se që nga fillimi i vitit 2013 banka planifikon t’i bëjë të paktën deri në 8 investime në banka, në kompani mikrofinanciare dhe korporata.

"BERZH do të synojë të ngritë mbështetjen për Kosovën, me fokus në sektorin privat. BERZH po punon në drejtim të lansimit të një Fondi Zhvillimor për Infrastrukturën Komunale në 2013-ën që do të mbështesë projektet komunale në Kosovë. BERZH do të shqyrtojë mbështetjen e Fondit të Depozitave për Sigurime të Kosovës me një stand-by garancion që ka për qëllim ngritjen e besimit të njerëzve në sektorin bankar”, u shpreh ajo.

Mësohet se një çështjeje tjetër e rëndësishme që BERZH do t’i japë mbështetje është edhe privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës.

Më 16 nëntor të këtij viti, Kosovës iu konfirmua se do të jetë anëtare e BERZH-it.

Menjëherë pas konfirmimit autoritetet e Kosovës kanë filluar përgatitjet për anëtarësim.
Views: 723 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player