Kryesore » 2012 » Maj » 3 » BQE nuk ndryshon normën e interesit
5:40 PM
BQE nuk ndryshon normën e interesit
Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka mbajtur të pandryshuar normën e interesit në kuotën 1 për qind. Banka nuk i ka ndryshuar normat që prej nëntorit, kur bëri dhe shkurtimin e dytë rresht. 
Por BQE-ja ka furnizuar banka të ndryshme në mbarë Evropën me hua prej qindra miliardë eurosh me interesa të ulëta.Presidenti i BQE-së, Mario Draghi theksoi se norma e interesit mbeti në të njëjtat kuota me qëllim ruajtjen e besimit. Më tej ai theksoi se ekonomia në Eurozonë ka pësuar një rimëkëmbje graduale gjatë 2012, ndërsa shtroi domosdoshmërinë për ecur përpara me reformat strukturore. Për Dragh shërimi global nga kriza po vijon, por në Eurozonë mbizotëron një lloj pasigurie, ndaj dhe ky fakt bëri të domosdoshëm mbajtjen të pandryshuar në 1 % normën bazë të interesit.
Views: 565 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player