Kryesore » 2011 » Korrik » 18 » Brukseli: Ekonomia shqiptare e shëndoshë
1:03 PM
Brukseli: Ekonomia shqiptare e shëndoshë
Ekonomia pritet të jetë një pikat pozitive të progres –raportit mbi Shqipërinë.Për Brukselin, ekonomia shqiptare është e shëndoshë dhe kjo do të jetë një nga pikat më pozitive të progres- raportit mbi Shqipërinë,por Shqipëria duhet të ruajë vigjilencën në rast të përkeqësimit të situatës ekonomike në Europë.Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të zonës euro do të mblidhen në 21 korrik në Bruksel për të diskutuar mbi zonën euro dhe financimin e programit grek. Kjo erdhi si nevojë emergjente, pasi ministrat e financave nuk morën një vendim këtë javë mbi Greqinë, gjë që ju dërgoi një mesazh negativ tregjeve financiare, gjë që është kritikuar shumë në Bruksel. Nikolaos Chountis, eurodeputet i pyetur rreth krizëz greke dhe efekteve të saj: "Ju jeni grek dhe ne liderët europianë kanë lajmëruar për një takim të jashtëzakonshëm të enjten lidhur me fatin e zonës euro për të trajtuar jo vetëm çështjen e Greqisë, por edhe atë të Iralndës, Italisë, Portugalisë, Spanjës. Ç’farë rrjedhojash ka kjo për grekët, por edhe për shqiptarët që jetojnë aty, pasi numri i tyre është i lartë? "Së pari, mendoj, se liderët europianë nuk e kuptojnë ende, se problemi i defiçiti publik nuk është vetëm një problem grek, por është një problem europian. Të njëjtat probleme hasin aktualisht Italia, Portugalia, dhe Spanja dhe mund të themi që zona euro gjendet sinqerisht në një moment shumë kritik dhe të rrezikshëm. Nuk e kuptoj qëndrimin europian në këtë aspekt.Së dyti, mblidhen ministrat e financave dhe nuk marrin vendim. Kur bëhet një takim i eurozonës, duhet të merret një vendim i mirë apo i keq, nevojitet një vendim, pasi në të kundërt, siç ndodhi, kjo ju dërgon mesazh negativ tregjeve financiare. Kur shohin, se Eurogrupi, EKOFIN, këshilli i ministrave s’merr vendim, atëherë mendojnë se ka rrezik që defiçitet e disa vendeve janë shqetësuese. Pra, nuk ishte e frytshme mosmarrja e vendimeve, ndaj nevojitet një samit. Së treti, mendoj,se Bashkimi Europian po ndjek rrugën e gabuar, kundër të drejtave të qytetarëve, kundër të drejtave të kombeve”, ka deklaruar Nikolaos Chountis, eurodeputet. 
Por raportuesi për Shqipërinë në PE, Nikolaos Chountis, do të hartojë në shtator një raport pozitiv për ekonominë shqiptare. Ai thotë se ekonomia e Shqipërisë, në kontrast me atë europiane, është e shëndoshë, por duhet treguar vigjilencë, duke qenë, se me përkeqësimin e situatës ekonomike në Europë, kjo mund të ketë impakt edhe mbi Shqipërinë."Situata në Europë fatmirësisht nuk është e vlefshme për Shqipërinë. Unë e njoh situatën ekonomike në Shqipëri. Bëhet fjalë për një ekonomi të shëndoshë. Jam i ndërgjegjshëm për këtë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Është mjaft për Shqipërinë të ketë probleme politike. Por nëse sitauta ekonomike në BE përkeqësohet, sigurisht kjo do të ketë një efekt edhe në vendin tuaj. Ndaj, ne po mundohemi që të zgjidhim problemin europian aktualisht dhe shpresojmë që Shqipëria nuk do të influencohet negativisht nga ky problem. Problemi politik që keni mund të zgjidhet nga brenda dhe shpresoj që të gjeni rrugën më të mirë.”, tha Sinkroni Nikolaos Chountis, eurodeputet. 
Sipas statistikave të deritanishme, përveç Greqisë, janë dhe Irlanda, Italia dhe Spanja që prezantojnë një defiçit publik serioz për zonën euro.
Views: 448 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player