Kryesore » 2012 » Maj » 28 » Bujqësia - themel i zhvillimit të Kosovës
3:04 PM
Bujqësia - themel i zhvillimit të Kosovës
Fermerët e rajonit të Rrafshi të Dukagjinit edhe një herë i kanë hyrë garës mes vete se kush i ka bagëtitë më të mira. Kjo garë është zhvilluar në Panairin Bujqësor të Rajonit të Pejës. Nën organizimin e komunave të këtij rajoni, si ajo e Pejës, Deçanit, Gjakovës, Junikut dhe Istogut, dhjetëra fermerë kanë marrë pjesë me bagëtitë e tyre.Në kategorinë e lopëve "Simental”, vendin e parë e zuri lopa e Sadik Demaj nga Dubova e Istogut, për racën "Hollstajn”, lopa e Adem Sufaj nga Damjani i Gjakovës, me racën "Braun Swiss”, lopa e Agim Kukalaj, nga Vokshi i Deçanit, me racën "Bushë”, lopa e Halil Nitaj, nga Drenoci i Deçanit. Ndërsa në garën për delen më të mirë të racës "Bardhokë” fitoi delja e Metë Nimanajt nga Gllaviçica e Pejës, në racën "Sykë”, delja e Ukë Kurtaj nga Stankaj i Rugovës, ndërsa me racën "Balushë”, delja e Sadrija Haliloviq, nga Gurrakoci i Istogut. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, nikoqir i këtij panairi, duke bërë hapjen e tij tha se dy panairet e mëhershme me bashkëpunimin e Komunës së Deçanit dhe të FAO-s, kanë rezultuar përkrahje konkrete duke implementuar këtë vit ndërtimin e tregut rajonal të kafshëve në Lëbushë të Deçanit me standarde evropiane. "Edhe sot, sikurse në panairet e kaluara, fermerët tanë do të kenë mundësinë e krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta mes vete për këmbimin e përvojave mes tyre”, ka thënë ai. Ndërsa shefi i Zyrës së Luxemburgut në Kosovë, Pierre Weber, duke thënë që çdo vit numri i pjesëmarrësve është duke u rritur, tha se fjalën kryesore e keni ju fermerë të këtij rajoni, sepse ju jeni ata që me punën tuaj sot prezantoni kafshët dhe punën tuaj, ndërsa ne që gjithë ditën jemi në zyre dhe që punojmë vetëm me letra s’na mbetet tjetër veç se t’ju urojmë sukses në punën tuaj. "Unë shpresoj se sistemi i granteve të Ministrisë së Bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse nuk ka sektor më të rëndësishëm sesa bujqësia, dhe ju e dini se eksportimi më i madh prej Kosovës deri tash kanë qenë metalet e vjetra dhe jo prodhim”, ka thënë Weber në shqipen e tij të rrjedhshme. I vetmi sektor që prodhon diçka është bujqësia, tha më tej ai, duke shtuar më pas se bujqësia është themeli për zhvillimin e Kosovës, dhe kjo është arsyeja që pse Luksemburgu ka vendosur për ta mbështetur këtë sektor përmes projektit të FAO-s. Bajram Imeri, drejtor i Departamentit të Blegtorisë në Ministrinë e Bujqësisë, tha se ky është një panair tradicional, i cili mbështet fermerët dhe prodhimtarinë blegtorale. "Ministria jonë fuqishëm është duke e mbështetur këtë sektor, si dhe gjatë viteve të fundit ky dikaster ka ndarë mjete për sektorin e blegtorisë edhe me subvencione, si dhe me grante zhvillimore në sektorin e blegtorisë”, ka thënë ai. 

Në këtë panair, të drejtë gare kishin fermerët me lopët e tyre qumështore të llojeve "Simental”, "Braun Swiss”, "Graufi”, "Frizis” dhe "Busha”, delet "Bardhoka”, "Syka”, "Balusha”, "Sharri-Ruda”, "Wirtenberg” dhe "Merino”, si dhe dhitë dhe cjeptë e të gjitha racave. Gjithashtu, të drejtë gare kishin edhe fermerët me bulmetet e tyre, konkretisht djathërat e tyre të forta dhe të buta të lopëve, dhenve dhe dhive.
Views: 498 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player