Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Çmimet e larta i frikësojnë blerësit
1:55 PM
Çmimet e larta i frikësojnë blerësit
Tregtarët thonë së në tregje ka ulje të fitimit dhe punës, gjë që mund të sjellë deri tek zvogëlimi i shitoreve të vogla dhe largimi i punëtorëve nga puna në shumë vetëshërbime.
Çmimet e veshjeve, ushqimit dhe produkteve tjera po rriten, kurse pagat tek shumica e qytetarëve ngelin të pandryshueshme
Qytetarët, dita ditës po blejnë më pak mobilie, preparate për amvisëri, veshmbathje, por edhe ushqim, e cila shkakton ulje të shitjes për 20 për qind, vlerësojnë kështu tregtarët. Sipas tyre, nëpër tregje ka ulje të fitimit dhe punës, e cila mund të sjell deri tek zvogëlimi i shitoreve të vogla dhe largimi i punëtorëve nga puna në shumë vetëshërbimeve.

Çmimet e veshjeve, ushqimit dhe produkteve tjera po rriten, kurse pagat tek shumica e qytetarëve ngelin të pandryshueshme. "Tani është më keq se gjatë kohës së krizës. Shteti thotë se do të ketë përmirësime dhe rritje ekonomike, mirëpo atë praktikisht nuk e kemi. Në katër muajt e parë të këtij viti, pothuajse shitje nuk kishte fare. Na mbeti veshje rezervë për vitin e ardhshëm, të cilën do të duhet ta shesim me çmime shumë më të ulëta. Vetëm në muajin maj, i gjithë malli u shit sepse është muaji i festës së maturantëve, përndryshe në muajt e tjerë shitja është shumë e dobët. Nëse duhet për ndonjë rast që të blihet gardërobë e re për gjithë familjen, qytetarët marrin kredi, vetëm që të kenë veshje të re”, thotë Gabriela Xhonova, pronare e butikut "Bodi Llajn” nga Shkupi.

Pambuku dhe lëndët e tjera të tekstilit, nga viti i kaluar janë shtrenjtuar për 60 për qind, kurse shitoret e tekstilit i kanë shtrenjtuar veshjet vetëm për 10 për qind për shkak të fuqisë blerëse të qytetarëve shumë të dobët. Ajo nuk është në dëm të tregtarëve sepse ua zvogëlon fitimin, mirëpo ajo është e vetmja zgjidhje që të mbijetohet në tregun vendas, shpjegon Xhonova. Sipas asaj, konkurrenca është shumë e madhe për shkak të importit të teshave me çmim të lirë nga vendet e jashtme, të cilat shiten nëpër pazaret, kurse shumica e qytetarëve dëshirojnë të blejnë më lirë, qoftë edhe mall me kualitet të ulët.

Ulje të shitjes ka edhe në tregun e ushqimit. Më së shumti ka rënë shitja e mishit, sallamit dhe salçiçe. Mishtoret e shpjegojnë atë me xhepin e cekët të qytetarëve i cili bëhet më i boshatisur nga çmimet e larta të produkteve të mishit.

"Populli nuk ka para. Më parë qytetarët po pritnin rend për të blerë mish, kurse tre punëtorë duhej të shërbenin që shitja të shkonte sa më shpejtë. Tani shpresojmë që dikush të hyjë në shitore për të blerë diçka dhe ato që blejnë kërkojnë 300-400 gram mish të bluar, 20 qebapë, me gram blejnë edhe salçiçe. Ne vazhdimisht bëjmë ulje në produkte të ndryshme por edhe me aksionet blerja nuk përmirësohet diçka më shumë”, thonë nga mishtorja "Promes”. Kompjuterë dhe televizorë po blihen njëjtë si vitin e kaluar, duke iu falënderuar shitjes me këste.

"Nuk ka patur rritje të shitjes në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me tremujorët e parë të viteve të kaluara, megjithatë po mundohemi ta mbajmë shitjen në nivel të njëjtë duke i shitur produktet tona me këste. Pothuajse 70 për qind e shitjes sonë shkon me kredit”, thonë përgjegjësit nga firma "Set Kompjuter”.

Shitja edhe më tej do të bie, duke pasur parasysh çmimet e larta të produkteve, lajmërojnë tregtarët. Sipas tyre, çmimet e larta të cilat do të rriten edhe në tre muajt e ardhshëm, nuk do t’ju sjellë shitje më të madhe. (B.P.)
Views: 490 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player