Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » Çmimet rriten, fuqia blerëse bie
2:07 PM
Çmimet rriten, fuqia blerëse bie
Kriza ekonomike në eurozonë dhe rënia e remitencave ka bërë që në Kosovë të bie fuqia blerëse, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, derisa qytetarët thonë se çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë bërë që konsumi të pësojë rënie. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shpenzimet për ushqim gjatë vitit 2011 kanë rënë në raport me vitin 2010.Sipas raportit të ASK-së, shihet se pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2011 është shpenzuar për ushqim dhe banim.Për ushqim qytetarët kanë shpenzuar 38 për qind të buxhetit, ndërkaq për banim 31 për qind.Eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi tha për Radion Evropa e Lirë se konsumi për kokë banori në Kosovë edhe më tej do të pësojë rënie.

"Janë disa shkaqe të rënies se fuqisë blerëse të qytetarit. Fillimisht është kriza ekonomike në eurozonë, e cila po na dëmton. Për mendimin tim, qytetarët tonë të cilët jetojnë jashtë vendit po dërgojnë më pak para për familjet e tyre, pasi që mjaft syresh kanë mbetur pa punë. Si shkak i dytë, unë besoj se është edhe mungesa e investimeve publike”, theksoi Abazi.

Ndërkohë, qytetarët thonë se ngritja e çmimeve ka bërë që ata të mos shpenzojnë dhe t’i blejnë të gjitha produktet që i kanë blerë më parë.

Nurie Hasani, amvise, tha se ka rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

"Është shqetësuese kur shkon në treg të furnizohesh me artikuj të ndryshëm, është e pamundur që të blesh të njëjtat gjëra me ato para që i ke blerë para dy vjetëve. Po ashtu, edhe të ardhura mujore në familjen time tashti ka më pak”, u shpreh ajo.

Ngjashëm mendon edhe Kujtim Ibishi: "Nuk e di se çfarë ka ndodhur, ka krizë ekonomike në eurozonë apo diçka tjetër, por unë mund të them se çmimet janë të larta, dhe unë nuk kam mundësi t’i blej të gjitha gjërat që më nevojiten”.

Rënie e konsiderueshme e buxhetit për vitin 2011 është vërejtur edhe te shpenzimet për veshmbathje.
Views: 477 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player