Kryesore » 2012 » prill » 5 » Dallavere me targa
0:33 AM
Dallavere me targa
Një vendim i Qeverisë për lirimin e serbëve nga dogana, u bë sebep për biznes të paligjshëm dhe dallavere mes serbëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët po i regjistrojnë veturat nëpër enklava nën emrin e pronarëve serbë dhe me targa të ish-Jugosllavisë. Në këtë mënyrë ata po i ikin zhdoganimit duke dëmtuar buxhetin mesatarisht me nga 2 mijë euro për veturë.
Për Bekimin nga Podujeva, vetura regjistrohet dy herë. Njëherë në Graçanicë, e tek pastaj në Qendrën për regjistrim të automjeteve në Kosovë. Në fakt, me një procedurë si kjo, ai i shpëton mbi 2500 euro doganë, falë një vendimi të mëhershëm të Qeverisë së Kosovës, me të cilin u liruan nga dogana serbët që pajisen me targa ‘RKS’. Sipas këtij vendimi, të gjithë pronarët e automjeteve me targa të vjetra të ish–Jugosllavisë të regjistruara në Kosovë pas datës 10 qershor 1999, deri më 31 tetor 2011, mund t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa "RKS” apo "KS”.

Ndërkaq, me një udhëzim administrativ të mëvonshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë serbët me targa të ish-Jugosllavisë, me rastin e regjistrimit në Kosovë, janë të liruar nga dogana.

Por, këtij vendimi duket se po ia shohin hairin disa tregtarë kosovarë të veturave.

"Veturën që e kam sjellë nga Gjermania do ta regjistroj në Graçanicë, me targa të vjetra të ish-Jugosllavisë, sepse nuk paguaj pastaj doganë fare”, ka thënë Bekimi.

Sipas tij, në këso rastesh, vetura regjistrohet në emër të një serbi. Tek pastaj kryhet regjistrimi në Qendrën për regjistrimin e automjeteve në Kosovë. Pas këtij veprimi, pronari serb i lëshon autorizim apo bëhet kinse po ia shet veturën blerësit, që është edhe pronari i vërtetë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)
Views: 440 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player