Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet
9:53 AM
Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet
Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, dhe ndërprerjes së preferencave tregtare nga BE-ja.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të këtij viti është rritur vëllimi i eksportit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kosova vazhdon të jetë vend konsumues, që varet kryesisht nga prodhimet e importit.

Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci, thotë se gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej rreth 26 milionë euro, apo 6 milionë më shumë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, kurse ka importuar rreth 438 milionë euro, me një rritje prej 74 milionë. "Në vitin 2011 mbulueshmëria e importit me eksport është më e mirë se gjatë vitit të kaluar. Për vitin 2011 kemi pasur 438 milionë euro import kurse 26 milionë euro eksport, me mbulueshmëri vetëm 5 deri në 7 për qind”.

Kosova që nga periudha e pasluftës është përballur me deficit tregtar. Por ky deficit tashmë është thelluar më shumë, ka thënë, për Radio Kosovën, Isa Mulaj nga Instituti për hulumtime dhe analiza të politikave ekonomike. Mulaj iu rekomandon autoriteteve vendore që të angazhohen për zvogëlimin e këtij deficiti të lartë, në radhë të parë për vazhdimin e preferencave tregtare me BE-në.

Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha për Radio Kosovën se me 22 apo 23 qershor në një seancë plenare të Parlamentit të Evropës, pritet të miratohet vazhdimi i preferencave tregtare të BE-së për Kosovën, që do te kenë efekt retroaktiv nga 1 janari i këtij viti.
Views: 604 | Added by: ksdardania | Rating: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player