Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Dëmtuesit e grurit ulin rendimentet në grunajat e Podujevës
1:09 PM
Dëmtuesit e grurit ulin rendimentet në grunajat e Podujevës
Paraqitja e morrit të verdhë, tripsit të grurit dhe ushunjëza e drithërave në disa zona të mbjella me grurë do të ulin rendimentet e këtij drithi në Komunën e Podujevës. Megjithatë, sipas zyrtarëve komunalë të Podujevës, cilësia e grurit sivjet do të jetë e mirë. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, ka thënë se zonat ku nuk janë paraqitur këta dëmtues të grurit do të ketë rendimente shumë më të mira. Januzi nuk ka treguar se cilat zona janë prekur dhe sa do të jetë përqindja e humbjes së rendimentit të grurit, pasi ende nuk e kanë bërë këtë vlerësim. Megjithatë, ai thotë se tashmë janë bërë gati dhe se diku pas një jave pritet të fillojnë edhe korrje-shirjet në këtë komunë. "Sipas ekspertëve bujqësorë, cilësia e grurit do të jetë e mirë dhe parashikohet që këtë vit rendimentet të sillen prej 4000- 4500 kg për hektar. Edhe pse në uljen e rendimentit do të ndikojë paraqitja në javën e fundit e disa dëmtuesve të grurit në disa zona, si morri i verdhë, tripsi i grurit, ushunjëza e drithërave etj., zonat e tjera të paprekura nga dëmtuesit do të marrin rendimente më të mira”,ka thënë drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Vezir Januzi thotë se korrje-shirjet të kulturave të grurit, elbit, thekrës dhe tërshërës, pritet që të fillojë prej 10-12 korrik, ndërsa do të zgjat diku rreth 17 ditë. "Kryetari i Komunës, ka ngritur Shtabin Komunal për Mbikëqyrjen dhe përcjelljen e fushatës për korrje-shirje në territorin e Komunës së Podujevës për vitin 2012. Shtabi numëron 5 anëtarë. Për këtë fushatë do të jenë në dispozicion 88 autokombajna. Pronarët e autokombajnave edhe këtë vit do të subvencionohen nga MBPZHR me 25 për qind nga sasia e përgjithshme e derivateve të shpenzuara për këtë fushatë”, ka theksuar Vezir Januzi.

Çmimi për korrje-shirje i autokombajnës do të jetë unik në gjithë Kosovën, ku bujqit do të paguajnë 100 euro për ha. Në komunën e Podujevës sivjet janë mbjellë 6610 ha me grurë.
Views: 562 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player