Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Diskutime në prag të samitit financiar të BE (30.01.)
9:52 AM
Diskutime në prag të samitit financiar të BE (30.01.)
Edhe një herë një samit i paplanifikuar i BE, edhe një herë diskutohet për krizën financiare, edhe një herë konkretisht për Greqinë. Edhe një herë lajmi se qeveria në Athinë ka nevojë për më shumë para, se sa ishte planifikuar për të përballuar krizën. Sidomos Gjermania nuk është e gatshme për të vënë në dispozicion para të tjera, siç kërkojnë disa.Kurse, shkurto, konsolido. Kjo është motoja evropiane ndërkohë, sidomos në vendet me programe të tilla ndihme si Greqia, apo Portugalia. Por kjo politikë ka çuar edhe në trazira sociale dhe në papunësi. Prandaj kryetarët e shteteve duan të gjejnë një balancë. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble tha të martën (24.1.) në Bruksel: "Në takimin (të hënën e ardhshme) do të bëhet fjalë në rradhë të parë, se si të përmirësohet aftësia konkurruese e Evropës. Sepse të gjitha masat për të forcuar financat varen në fund të fundit edhe nga stabiliteti ekonomik i të gjitha shteteve në Evropë.""Të përmirësohet aftësia konkurruese e vendeve të varfëra të BE"Bashkimi Evropian do ta ndihmojë zhvillimin ekonomik në BE. Por jo me programet e vjetra konjunkturore, sepse kjo vetëm do të rriste malin me borxhe. Në vend të kësaj do të shfrytëzohen fondet e ndihmës, si ato për zhvillimin rajonal dhe strukturor. Këtu kërkohet edhe ndihma e Komisionit të BE, tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle të premten (27.1.) në Bruksel. Sipas mendimit të tij paratë e BE gjithsesi harxhohen pa kriter. "Mua nuk më duket e arsyeshme, që nga paratë e BE për fondet strukturore të ndërtohen në fshat vende për parkimin e biçikletave, në vend që fonde të tilla të shfrytëzohen për të përmirësuar aftësinë konkurruese të vendeve më të varfra në Evropë."Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy bën thirrje sidomos për masa kundër papunësisë tek të rinjtë, për shfrytëzimin më të mirë të tregut të brendshëm dhe për ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sa do të jetë fondi i ESM?

Për këtë tematikë zyrtare duhet se ka konsens. Por ama çështjet me të vërtetë të ndjeshme megjithatë duhen prekur, së paku në prapaskenë. Njëra prej këtyre temave është se sa do të jetë fondi i përhershëm për shpëtimin e euros ESM, i cili do të zëvendësojë fondin e deritanishëm provizor EFSF. Ndërsa kryeministri italian Mario Monti, shefja e FMN-së Christine Lagarde, apo Komisioni janë për rritjen e tij, qeveria gjermane frenon. Ajo dëshiron që kufiri më i lartë të jetë 500 miliardë euro. Dhe ministri i Jashtëm gjerman tha i indinjuar, se nuk mund të "vendosësh përherë në vitrinë shuma të mëdha", përpara se vendet e prekura të mos i kenë plotësuar detyrat e tyre. Përndryshe do të kërkohen gjithnjë ndihma të reja dhe do të humbasë interesi për reforma: "Kriza e borxhit nuk mund të përballohet, duke lehtësuar mundësitë për të krijuar borxhe, por vetëm me disiplinë buxhetore dhe reforma strukturore, me qëllim që të rritet konkurrenca dhe zhvillimi ekonomik. Gjithmonë kërkohet reciprocitet. Dhe atëherë ne jemi edhe solidarë, dhe ne këtë e kemi treguar me shuma të mëdha, me më shumë se 200 miliardë euro."

Gjermania nuk është e vetme me këtë qëndrim, thotë ministrja austriake e Financave, Maria Fekter."Eshtë shumë shumë e vështirë, që t'u mësojmë parlamenteve në shtetet anëtare, që të japin para të tjera. "
Austria do që paratë e pashfrytëzuara të EFSF t'i jepen ESM
Gjermania është e kënaqur me hapat e bërë në të ashtuquajturin pakti fiskal. Në samitin e fundit në dhjetor të gjitha shtetet e BE, përveç Britanisë së Madhe, ranë dakord që të angazhohen në mënyrë kontraktuale për më shumë disiplinë buxhetore. Edhe dënimet kundër shkelësve të buxhetit janë planifikuar, edhe pse jo me një procedurë aq të ashpër, sa ç'e kishte parashikuar qeveria gjermane.

Bashkimi fiskal drejt realizimit

Në samitin e ardhshëm mund të kërkohet aprovimi politik për tekstin e paktit fiskal. Procedura e mëtejshme do të zgjasë edhe disa muaj të tjerë, por procesi në përgjithësi ecën më shpejt nga ç'pritej. Së bashku me ESM BE është i përgatitur mirë për krizën, mendon ministri gjerman i Financave Schäuble: "Këtu bashkohen me të vërtetë solidariteti dhe soliditeti, duke i trajtuar problemet në vendet e prekura me kredibilitet, duke krijuar një strukturë për sigurinë e monedhës evropiane. Dhe kohën ndërmjet do ta kapërcejmë me solidaritetin e nevojshëm. Kjo shkon hap pas hapi dhe ne ecim përpara."

Mbetet problemi i madh Greqia, që gjithashtu zyrtarisht nuk është temë e samitit. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se Greqia nuk i përmbush dot kërkesat e nevojshme, për të marrë një paketë të dytë me ndihma. Ministrja austriake e Financave Fekter tha atë, që shumë e mendojnë: "Niveli politik në Greqi duhet ta dijë, se ne presim që ato të bëjnë më shumë. Rëndësi nuk ka vetëm që të ulen shpenzimet, por edhe të nisen reforma strukturore. Dhe këtu ata nuk veprojnë."
Gjendja e Greqisë shqetësuese

Grevë në Greqi
Edhe bisedimet me kreditorët privatë për të shkurtuar borxhet nuk ecin përpara. Raporti i fundit i trojkës nuk do të jetë dot gati për samitin.

Por gjërat janë pak a shumë të qarta. Komisioneri i BE për Çështjet Monetare Olli Rehn ka thënë se Greqia do të ketë nevojë për më shumë para nga shtetet e Eurozonës dhe institucionet e BE, pra nga EFSF, apo nga Banka Qendrore Evropiane. Dhe shefja e FMN-së Christine Lagarde ishte e mendimit, se në qoftë se kreditorët privatë nuk do të heqin dorë nga sa duhet, atëherë duhet të ndërhyjnë institucionet publike. Volker Kauder, kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman e kërcënoi Greqinë në "Spiegel Online" se do të vendoset një "komisioner shtetëror", që do të monitorojë politikat buxhetore. Kur gjendja është kaq e tensionuar, tema Greqi nuk do të lihet dot jashtë diskutimeve të samitit.
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player