Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Dogana zbulon katër kompani që i janë shmangur taksave
12:45 PM
Dogana zbulon katër kompani që i janë shmangur taksave
Një kontroll rutinë i doganave në kompanitë e mëdha importuese të derivateve të naftës dhe depove të tyre doganore, ka rezultuar me zbulimin e keqpërdorimeve të bëra nga disa prej tyre. Burimet nga Doganat e Kosovës pohojnë se ky inspektim ka treguar se importuesit e naftës "EX Fis”, "Petrol Company”, "Patroni” dhe "Al-Petrol” nuk kanë deklaruar dëshmi për mijëra litra të derivateve të shitura nga depot e tyre doganore, duke iu shmangur taksave doganore. Doganat e Kosovës kanë reaguar menjëherë dhe këtyre importuesve të mëdhenj, që nuk i kanë paguar me kohë taksat doganore, ua ka bllokuar sigurimin bankar dhe ua ka tërhequr autorizimin për depo doganore. Nga Doganat e Kosovës pohojnë se janë marrë të gjitha masat, që ky keqpërdorim të mos rezultojë me dëmtim buxhetor. Kompanive që kanë keqpërdorur të drejtën për posedim të depove doganore ua kanë konfiskuar garancitë bankare."Të hyrat janë të sigurta. Ne ua kemi konfiskuar sigurimin bankar importuesve që nuk kanë paguar dallimin në mes të importit të derivateve dhe deklarimeve të tyre për shitje. Shumica e importuesve vetëm se ka pranuar dallimin dhe ka paguar borxhin ndaj doganave”, tha Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Ai nuk deshi të jepte emrat e kompanive që kanë keqpërdorur autorizimin për depo doganore, por deklaroi se dy nga kompanitë kanë pranuar borxhin e dalë gjatë kontrollit në depot doganore në mes të importit dhe shitjes, përderisa njërës nga kompanitë tashmë i është konfiskuar sigurimi bankar dhe tjetra është në pritje të paguajë borxhin, në të kundërtën edhe asaj do t’i konfiskohet sigurimi bankar.

"Borxhi i këtyre kompanive ka dalë të jetë i madh, por fatmirësisht ne kemi pasur në dispozicion garancitë e tyre bankare dhe ua kemi marrë atyre që nuk kanë pranuar dhe shlyer borxhet e tyre. Në anën tjetër, të gjitha kompanive që e kanë keqpërdorur autorizimin për depo doganore, u është marr e drejta për të pasur një depo të tillë”, tha Kelmendi.

Ditëve të fundit, Doganat kanë marrë iniciativë për kontrollin e depove doganore. Pas këtij inspektimi, ka dalë në shesh keqpërdorimi i tyre.

"Të autorizuar për depo doganore janë mbi 150 kompani të ndryshme. Tani në kontrollin e fundit nga doganat ka dalë se disa importues kanë keqpërdorur këtë autorizim dhe ne jemi duke ua marrë autorizimet”, tha Kelmendi.

Mbyllja e depove doganore është duke u bërë vetëm ndaj subjekteve të cilat kanë dështuar t`i përmbushin kushtet e parapara ligjore sipas autorizimit për të operuar si depo. Mbylljen e depove doganore të keqpërdorura nga importuesit e ka përkrahur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai është pajtuar me veprimet e ndërmarra nga Dogana kundrejt kompanive, të cilat nuk u janë përmbajtur autorizimeve të lëshuara nga Dogana. Ai ka kërkuar që me këto veprime të bëhet ndarja e qartë në mes atyre bizneseve që respektojnë rregullat dhe ligjin nga ata që nuk e bëjnë ketë.
Views: 945 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player