Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Doganat po presin
1:04 PM
Doganat po presin
Doganat e Kosovës nuk kanë marrë as një urdhër për të aplikuar taksë doganore prej 10 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas zyrtarëve të doganave ata janë të gatshëm për të aplikuar një vendim të tillë nëse u kërkohet.
Edhe pse ishte proklamuar shumë herë në media nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ese që nga 15 qershori do të aplikohet taksa doganore shtesë prej 10 për qind për produktet nga Serbi dhe Bosnja e Hercegovina kjo nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, i tha Telegrafin se ata deri më sot nuk kanë marr as një vendim për të aplikuar. "Kur do që merret vendimi Doganat e Kosovës janë të gatshme dhe të përgatitura për ta aplikuar taksën doganore prej 10 për qind, por deri me tani nuk kem as gjë”, tha Staviceli.
Ndryshe Serbia e Bosnja e Hercegovina që nga vitit 2008 nuk i pranojnë vulat me mbishkrimin Republika e Kosovës me këtë u akne shkaktuar dëme të mëdha buxhetit dhe bizneseve kosovare ët cilat kane ekspertuar jashtë.
Views: 554 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player