Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Ekonomia e Spanjës është ende e rrezikuar thotë FMN
6:41 PM
Ekonomia e Spanjës është ende e rrezikuar thotë FMN
Ekonomia e Spanjës ende konsiderohet "e rrezikuar” ka paralajmëruar Fondi Monetarë Ndërkombëtar. Në një raport, FMN thotë se qeveria spanjolle duhet të vazhdojë punën për uljen e shpenzimeve publike dhe të rrisë përpjekjet për hapjen e vendeve të punës.
Që prej vitit të shkuar, Spanja ka ndërmarrë masa për uljen e borxhit publik. Ndryshe nga Greqia dhe Portugalia, Spanja nuk ka kërkuar ndihmë financiare.
Ndërsa FMN-ja nuk e komentoi nëse kjo ka mbetur një mundësi për Spanjën, ajo ka paralajmëruar se kushtet financiare mund të përkeqësohen më tej në eurozonë, gjë e cila "mund të ushtrojë presion shtesë për Spanjën”.
Në një kohë kur qeveria vazhdon të marrë masa shtrënguese – gjë e cila ka shkaktuar protesta të mëdha në të gjithë vendin – qeveria gjithashtu po ul pensionet dhe pagat e sektorit publik.
Niveli i papunësisë në Spanjë është konsideruar i pakonceptueshëm. Ajo ka nivelin më të lartë në Evropë, 21% të papunë. Pavarësisht paralajmërimit, FMN thotë se Spanja është në rrugën e duhur për uljen e borxhit publik nga 9.2% që ishte në 2010 në 6% këtë vit. 
Views: 434 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player