Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova lidhen me fluturime direkte
3:58 PM
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova lidhen me fluturime direkte
Të enjten, më 29 nëntor 2012, u realizua fluturimi i parë direkt në mes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Kosovës.Ky fluturim u realizua me sukses pas negociatave në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të përfaqësuara nga Autoriteti Gjeneral i Aviacionit Civil, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe inicimit të Marrëveshjes për shërbime ajrore me Qeverinë e Republikës së Kosovës në Prishtinë, më 17 shtator 2012.Sipas një njoftimi të Aeroportit "Adem Jashari”, Marrëveshja ishte inicuar nga H.E Saif Mohammed AL Suwaidi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Gjeneral të Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Driton Gjonbalaj, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

H.E. Al Suwaidi theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të hapësirave ajrore, si kjo e nënshkruar me Republikën e Kosovës, e cila do të kontribuojë për të avancuar tregtinë, turizmin dhe investimet në mes EBA-së dhe Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh që tani transportuesit e EBA dhe të Republikës së Kosovës do të operojnë me fluturime direkte në mes të dy shteteve.

Dritan Gjonbalaj tha se fluturimi inaugurues i Air Arabia për Prishtinë shënon një moment të rëndësishëm në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Si njëri ndër transportuesit e parë të EBA-së për të fluturuar në Kosovë, Air Arabia është kryesues në trendin e rëndësishëm me shërbime të udhëtarëve dhe të qarkullimit të mallrave në mes të dy shteteve që vetëm se do të rritet në vitet në vijim‘

‘Jemi të bindur që fillimi i destinacionit tonë të parë për në Gadishullin Ballkanik do të sjellë beneficione të mëdha në lidhjet ekonomike mes dy vendeve - Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Kosovës dhe do të kontribuojë në rritjen e shpejtë dhe zgjerimin e Air Arabia në Evropën Lindore’, u tha me këtë rast.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‚Adem Jashari‘ LKIA, Mertol Genç tha se tani jo vetëm që ekspozohemi drejtpërdrejt në pjesët më të bukura dhe më të rëndësishme botërore, por gjithashtu kemi hapur rrugë për mundësi të mëdha biznesi dhe dyer për bashkëpunim ndërmjet bizneseve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe. ,

Të Hhënave dhe të enjteve, shërbimi Air Arabia’s Kosovo do të niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sharnjah në orën 09:00 dhe do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari” në ora 12:30. Fluturimet kthyese do të nisen nga Kosova ditëve të njëjta nga ora 13:30 dhe do të arrijnë në Sharjah në orën 21:30.

Emirati Sharjah është vetëm 20 minuta larg nga Dubai.
Views: 691 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player