Kryesore » 2011 » Qershor » 11 » Euro tensionon ekonominë
12:34 PM
Euro tensionon ekonominë
Monedha europiane vijon të mbetet në kuotat më të larta historike, duke u këmbyer për 143 lekë.
Banka e Shqipërisë raportoi dje se euro kishte pësuar një tërheqje në raport me monedhën tonë kombëtare, për 0.03 lekë, por që gjithsesi rreziku mbetet i lartë.
Ekspertët nuk guxojnë të japin komentet e tyre lidhur me mbiçmimin e euros, pasi çdo ditë zhvillohet një situatë e re dhe askush nuk mund të japë një parashikim, aq më tepër Banka e Shqipërisë. 
Në dhjetë ditë e fundit, euro ka qëndruar mbi normën 142 lekë, ndërsa nga e mërkura, monedha unike është këmbyer për mbi 142.78 lekë. 

Gjatë fushatës elektorale, valuta europiane pësoi lëvizje të forta, duke u shtrenjtuar deri me 5 për qind, në raport me një vit më parë.

BSH gjykoi se situata do të ndryshonte, por faktet treguan të kundërtën. Prej disa ditësh euro këmbehej mesatarisht me 141.5 lekë, por në tri ditët e fundit vërehet një rritje konstante, deri në nivelin e 142.81 lekëve.

Në këto kushte, pasojat për ekonominë shqiptare do të jenë tepër të forta, duke nisur me bizneset që kanë kredi në valutë, dhe që tani po i shlyejnë me çmim të lartë.

Diferencën negative e ndiejnë më tepër subjektet që kanë marrë kredi me euron që 5 vite më parë kushtonte 138 lekë.

Tjetër ndikim ka të bëjë me mallrat e importit, që vijnë nga BE-ja dhe që blihen me euro. Nëse dogana mund të gjenerojë të ardhura nga TVSH-ja, për shkak të vleftës së mallit, për shqiptarët efekti negativ ndihet te niveli i çmimeve.

Në raport me monedhën amerikane, dollar, laku vijon të ketë një ‘marrëdhënie’ të qëndrueshme. Dje, 1 dollar u këmbye për 98.68 lekë, kur tri ditë më parë ishte 97.33 lekë.
Views: 459 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player