Kryesore » 2011 » Korrik » 18 » Euro vazhdon zbritjen, leku "rehatohet", kredimarrësit lehtësohen
1:05 PM
Euro vazhdon zbritjen, leku "rehatohet", kredimarrësit lehtësohen
Ditën e sotme, 1 euro është këmbyer për 138.8 lekë, nga 139.1 lekë që ishte dy ditë më parë.Tendenca e kursit është për një lirim akoma dhe më të madh të euros në raport me lekun. Ky është një lajm që gëzon individët dhe bizneset që kreditë i kanë në euro dhe u duhet t’i konvertojnë një pjesë të ardhurave në lek me paranë europiane për të paguar këstet.Ekspertët gjykojnë se zbutja e euros lidhet me një sërë faktorësh, kryesisht sezonalë dhe të situatës në rajonin e borxheve të mëdha në disa vende të BE-së. Parashikimet tregojnë se monedha jonë, leku, do të qëndrojë i fortë gjatë gjithë sezonit të verës, kur vendin e vizitojnë me qindra mijëra turistë dhe emigrantë.
Zakonisht, në këtë periudhë të vitit rritet kërkesa për lekun shqiptar në treg nga emigrantët, turistët, po edhe nga familjarë të personave që banojnë e punojnë jashtë vendit.
Views: 471 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player