Kryesore » 2011 » Korrik » 2 » Eurostat: Shqipëria dhe Maqedonia, vendet me çmimet më të lira
5:12 PM
Eurostat: Shqipëria dhe Maqedonia, vendet me çmimet më të lira
Në statistikat e Eurostattit për vititn 2010, Maqedonia dhe Shqipëria paraqiten me nivelin më të ulët të çmimeve në Europë. Instituti Europian i Statistikave analizon indeksin e çmimeve në 37 vende të Europës për vitin e shkuar, ku Shqipëria dhe Maqedonia i kanë çmimet rreth 40 për qind më të ulta se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërkaq, sipas të njëjtave të dhëna, Danimarka i ka çmimet 43 për qind më të larta se mesatarja e BE-së.Për të arritur në këto shifra, Eurostat ka survejuar mbi 2500 artikuj konsumi. Për ushqimet dhe pijet alkoolike, rezulton të jetë Danimarka më e shtrenjta, ndërsa për veshjet më e shtrenjuta është Suedia. Ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria renditen më të lira përsa i përket çmimeve të ushqimeve dhe cigareve. Ashtu, siç mund të mendohet, më e lira për veshjet dhe këpucet paraqitet Turqia. Për shërbimet e komunikimit, Spanja dhe Serbia paraqiten më të shtrenjtat, ndërsa më e lira paraqitet Qipro. Për hotelet dhe restorantet, Norvegjia dhe Danimarka janë më të shtrenjtat, ndërsa më të lirat janë pikërisht Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria. Gjithashtu, statistikat e Brukselit njoftojnë se, vendet kandidate kanë çmimet më të lira pothuajse për të gjithë artikujt. Eurostat ka krahasuar çmimet sipas një mesatarje, ku me 100 vlerësohet niveli mesatar i çmimeve në të 37 vendet e Europës. Vendet që renditen poshtë vlerës 100 konsiderohen me çmime të lira, ndërsa ato me vlerë më të lartë se 100 vlerësohen me çmimeve të larta.
Views: 403 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player