Kryesore » 2011 » Qershor » 15 » Eurozona mund të shkatërrohet brenda pesë viteve ?
4:47 PM
Eurozona mund të shkatërrohet brenda pesë viteve ?
Ekonomisti Nuriel Rubini, i njohur për atë që e parashikoi krizën financiare në vitin 2008, vlerëson se vendet nga "periferia e eurozonës" do të mund ta braktisnin Bashkimin monetar evropian gjatë pesë viteve të ardhshme. Vlerësimin e këtillë, siç transmetojnë mediumet franceze, Rubini e paraqiti në një shkrim të publikuar në "Fajnenshëll Tajms" dhe në një konferencë në Singapor. Sipas Rubinit, kriza debitore e dobëson eurozonën dhe i qet në sipërfaqe dobësitë e Bashkimit monetar evropian. Eurozona, në të vërtetë, asnjëherë nuk ka qenë "zonë optimale monetare", përkatësisht, me fjalë të tjera, grup i vendeve të cilat kanë interes të ndajnë valutë të njëjtë.
Në mesin e vendeve të eurozonës akoma ekzistojnë dallime të mëdha dhe drastike ekonomike, ndërkaq edhe konkurrenca e tyre gjithashtu është me dallime të mëdha, mendon Rubini. Ai vlerëson se mungesa e disiplinës buxhetore në vende si Greqia dhe Portugalia, përputhet me spekulimet në shtete të tjera si Spanja dhe Italia, pas çka vendet periferike nga eurozona u bënë më pak kompetitive. Rubini mendon se për të funksionuar një zonë monetare, ajo duhet të shoqërohet nga politika buxhetore me burime mbinacionale të të ardhurave dhe emisione të obligacioneve të përbashkëta sovrane. "Mungesa e harmonizimit ekonomik, e çon eurozonën drejt disfatës", mendon Rubini. Sipas Rubinit, mjeti i vetëm për kthimin e konkurrencës së vendeve periferike të eurozonës është heqja dorë e tyre nga euroja dhe kthimi në valutat nacionale dhe devalvimi i tyre. Ky skenar tani për tani duket i pamundshëm, por sipas Rubinit, nuk përjashtohet që kjo ide të realizohet gjatë pesë viteve të ardhshme, duke patur parasysh se ekonomitë e vendeve periferike po stagnojnë. Shpëtimi është në depërtimin e ideve për federalizim më të madh të eurozonës, siç dëshirojnë disa liderë evropianë, potencon Rubini.
Views: 516 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player