Kryesore » 2012 » Maj » 8 » Ferronikeli lavdërohet për investime e mbrojtje të ambientit
4:45 PM
Ferronikeli lavdërohet për investime e mbrojtje të ambientit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Besim Beqaj, me kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, dhe kryeshefin ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Mirena, vizituan sot NewCo Ferronikelin.Ata u njohën së afërmi me investimet që janë bërë në Fabrikë dhe kushtet e punës në përgjithësi me të cilat operon Fabrika.Përfaqësuesit e Ferronikelit i njoftuan dy delegacionet , rreth të arriturave në Fabrikë dhe njëkohësisht kërkuan mbështetje institucionale nga ata.Drejtori i NewCo Ferronikelit z. Jannis Moutafis zyrtarët qeveritarë e komunalë i njoftoi për të arriturat dhe investimet në Fabrikë, kurse ministri Becaj ofroi përkrahje të plotë institucionale për NewCo Ferronikelin, duke e përgëzuar për investimet, posaçërisht në fushën e ambientit, siç thuhet në njoftim, më shumë se 12 milion euro. Po ashtu e përgëzoi edhe për lëshimin në funksion të Sistemin Mates Kontinual për emetimin e pluhurit dhe gazrave.Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, bëri të ditur se komuna e Drenasit ka një bashkëpunim të mirë me Ferronikelin, me të cilin kanë filluar të realizojnë disa projekte, siç është infrastruktura dhe përkrahja sociale.
Views: 574 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player