Kryesore » 2012 » prill » 12 » Fillon të prodhohen fidanët e pemëve
7:05 PM
Fillon të prodhohen fidanët e pemëve
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve Bujqësore dhe me qëllim të sigurimit të zhvillimit bujqësor si dhe duke iu referuar memorandumit të nënshkruar më 2010 ndërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përgatitur Programi për Ngritjen e Kapaciteteve Bujqësore të Kosovës. Në fazën e parë në kuadër të programit në Institutin për Hulumtime të Alata-së në Turqi është organizuar trajnimi për 25 bujq të Kosovës në lidhje me prodhimin e perimeve nëpër sera.Në kuadër të fazës së dytë të Programit për Ngritjen e Kapaciteteve Bujqësore të Kosovës është përgatitur projekti për formimin e pemishtes demonstruese dhe fidanishtes e cila është realizuar me sukses gjatë javës së kaluar. Në kuadër të projektit në fermën eksperimentale didaktike të Universitetit të Prishtinës , Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë është mundësuar që në 30 ari parcelë të formohet fidanishtja me nënshartesa, në 30 ari parcelë fidanishtja e mbishartesave-kalem dhe në 20 ari parcelë është formuar pemishtja demonstruese me mollë.

Kosova edhe pse ka tokë të përshtatshme për bujqësi, prodhimtaria bujqësore nuk mund të përmbushë nevojat e konsumit vendor. Të gjitha pemët e prodhuara në Kosovë prodhohen nga fidanët e eksportuara nga vendet e ndryshme. Falë projektit me pemishten e formuar në 80 ari parcelë në bashkëpunim ndërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, në Kosovë për herë të parë do të mundësohet prodhimi i fidanëve të mollës. Me anë të projektit e cila do të zgjasë 3 vjet planifikohet që në vitin e parë të prodhohen 15 mijë fidanë dhe në vitin e tretë me mbarimin e projektit planifikohet të arrihet numri 75 mijë fidane të prodhuara. Po ashtu me instalimin e pemishtes demonstruese me mollë, në Kosovë është transferuar përvoja dhe modeli modern i prodhimtarisë së mollës.

Gjithashtu parcelat e fidanishtes së nënshartesës dhe mbishartesës do të përdoren nga profesorët dhe studentët e fakultetit për nevojat e tyre eksperimentale dhe për trajnime praktike. Po ashtu në punimet e zhvilluara nga eksperti turk, Adnan Dogan në kuadër të projektit janë organizuar edhe trajnime praktike dhe teorike në fushat e mbjellja, prodhimi i fidanëve dhe mirëmbajta e pemishteve. Profesorët dhe studentët pjesëmarrës në trajnimet e zhvilluara kanë shprehë kënaqësinë e tyre për mbajtjen e trajnimeve si dhe kanë theksuar nevojën e vazhdimit të trajnimeve të këtij lloji edhe në të ardhmen.
Views: 430 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player