Kryesore » 2012 » Mars » 19 » FMN: Ekonomia po ikën nga skaji i humnerës
12:17 PM
FMN: Ekonomia po ikën nga skaji i humnerës
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se ekonomia botërore po stabilizohet ngadalë, por megjithatë shtoi se lufta kundër krizës botërore ende nuk ka përfunduar."Ekonomia botërore ka lëvizur nga skaji i humnerës dhe kemi arsye të jemi optimistë”, tha Lagarde në "Forumin kinez për zhvillim 2012” në Pekin, transmeton DW.Por, megjithatë, ajo paralajmëroi se duhet pasur kujdes akoma, dhe shtoi se kërkohen reforma financiare shtesë.Sipas arsyetimit të saj, shumë shtete në botë janë të ngarkuara me borxhe, ndërsa vetëm në Eurozonë 23 për qind e GDP shpenzohet për pagesën e borxheve në sektorin publik dhe në banka.Si rrisqe shtesë, Lagarde vlerësoi edhe rënien afatmesme të rritjes ekonomike në vendet në zhvillim dhe rritjen gjithnjë e më të madhe të çmimit të naftës.
Views: 432 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player