Kryesore » 2011 » Maj » 21 » FMN i aprovon 26 miliardë euro Portugalisë
11:34 AM
FMN i aprovon 26 miliardë euro Portugalisë
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka aprovuar shumën prej 26 miliardë eurove për Portugalinë, pjesë e pakos shpëtuese që bashkë me BE-në e ndihmon këtë shtet për të tejkaluar krizën e borxheve dhe problemet ekonomike.
Marrëveshja në mes të BE-së dhe FMN-së për Portugalinë arrin totalin prej 78 miliardë eurove, ndërsa është aprovuar nga ministrat e financave të vendeve të BE-së, në fillim të kësaj jave.

FMN ka ofruar rreth një të tretën e shumës totale të kredisë, ndërsa BE-ja dy të tretat. FMN-ja, përmes një komunikate, ka thënë se pakoja shpëtuese është dizajnuar asisoj që t’i ofrojë Portugalisë atë që ajo e quajti "pak hapësirë për të marrë frymë” nga huazimet në tregun financiar, derisa qeveria implementon hapa sipas një politike që është e nevojshme për rikthimin e rritjes ekonomike.

Në shkëmbim të pakos shpëtuese, autoritetet portugeze janë pajtuar që të implementojnë shkurtime buxhetore dhe reforma ekonomike.

Portugalia është shteti i tretë i eurozonës që nga viti i kaluar ka marrë miliarda euro nga BE-ja dhe FMN-ja, pas Greqisë dhe Irlandës.
Views: 450 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player