Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » FMN-ja nuk do të pranojë rritje të sërishme pagash në Kosovë
10:23 AM
FMN-ja nuk do të pranojë rritje të sërishme pagash në Kosovë
Qeveria e Kosovës mund të përjashtohet sërish nga marrëveshja "Stand-By” e lidhur sivjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, nëse realizohet premtimi i radhës i kryeministrit Hashim Thaçi për rritjen e pagave për mësimdhënësit. Kjo rritje e shpenzimeve për pagat e mësimdhënësve është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen "Stand-By”, por edhe me vetë premtimin e firmosur nga kryeministri Thaçi në letrën e dërguar në Bordin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.Përfaqësues ndërkombëtarë në vend i kanë thënë gazetës Koha Ditore se në qoftë se vendoset për rritjen e pagave, atëherë Kosova do të devijojë nga marrëveshja "Stand-By”."Qeveria fillimisht duhet të bëjë reformën e shërbimit civil. Rritja e pagave për 50 për qind do të thotë ndryshim shumë i madh në krahasim me politikat e Letrës së Qëllimit të nënshkruar nga Thaçi gjatë miratimit të marrëveshjes ‘Stand-By”, ka thënë një zyrtar ndërkombëtar nën kushtet e anonimitetit.
Views: 634 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player