Kryesore » 2011 » Qershor » 2 » FMN, konfirmon nuk ka fonde për Kosovën më 2011
8:10 AM
FMN, konfirmon nuk ka fonde për Kosovën më 2011
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka folur të mërkurën ashtu siç kishte raportuar të hënën Telegrafi FMN njoftoi se marrëveshja 18 mujore e quajtur Stand By Arrangement (SBA), e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, ishte ndërprerë më 2011.Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e FMN-së, thuhet se "programi kishte për qëllim të rivë qëndrueshmërinë fiskale dhe të ruajë stabilitetin financiar, duke ushtruar kufizime në shpenzime dhe duke rritur depozitat e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës".
"Elemente të buxhetit të vitit 2011, në veçanti rritja e madhe e pagave, kanë devijuar nga programi. Si rezultat, nuk do të përfundojë rishikimi i programit".

"Gjatë këtij misioni, personeli dhe autoritetet kanë arritur një marrëveshje në nivel të personelit mbi Programin e Monitorimit të Personelit, sipas të cilit do të krijohet një mekanizëm përcjellës, që mund të çojë në një marrëveshje të mbështetur nga FMN-ja më 2012".

Ndërkohë, në një komunikatë për media të lëshuar nga misioni në Prishtinë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se misioni i FMN-së ka arritur një marrëveshje në nivel të personelit me autoritetet mbi një pako të politikave që do të monitorohen në kontekst të Programit Monitorues të Personelit deri në fund të vitit 2011.

Johanes Uiegand, i cili ka qenë në krye të FMN-së në Kosovë, ka thënë se këto politika kanë cak hapat vendimtarë drejt qëndrueshmërisë financiare dhe menaxhimit e ekzekutimit më të fuqishëm të buxhetit.

"Zbatimi i suksesshëm do të ndihmojë krijimin e një mekanizmi përcjellës të menaxhimit fiskal, i cili mund të shtrojë rrugën për një rishikim të ndihmës financiare nga ana e FMN-së në vitin 2012 dhe të lehtësojë vazhdimin e mbështetjes së donatorëve”, citohet të ketë thënë Uieganad
Views: 500 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player