Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Gjermani, parlamenti diskuton ndihmat për Greqinë
11:37 AM
Gjermani, parlamenti diskuton ndihmat për Greqinë
Parlamenti gjerman diskuton këtë të premte për ndihmat miliardëshe për Greqinë. Partia Kristiandemokrate, Kristiansociale dhe e Demokratëve Liberalë shtrojnë kërkesën e përbashkët për një paketë tjetër ndihme për Greqinë, duke e lidhur atë ngushtë me kushtet. Këto parti kërkojnë pjesëmarrjen e kredidhënësve privatë si dhe privatizim e kursime të forta. Kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel kërkoi shtyrjen e afatit të shlyerjes së borxheve greke, me pjesëmarrjen e investitorëve privatë.
Ndërkaq në Athinë qeveria e Papandreut, i paraqiti parlamentit për aprovim një program kursimesh shtesë prej 28 miliardë eurosh deri në vitin 2015. Programi përmban kursime shtesë prej 28 miliardë eurosh me masa të detajuara si reduktimi i sektorit publik dhe i shpenzimeve publike, i shpenzimeve për mbrojtjen, rritje taksash dhe TVSh-së për mallra të konsumit të gjerë por edhe sistem të ri pagash të nënpunësve shtetërorë të unifikuar me sektorin privat. 

Gjithashtu 50 miliardë euro privatizime të pronës shtetërore, nga të cilat 15 miliardë brenda vitit 2011. Programi aprovimin e të cilit Papandreu e cilësoi "obligim kombëtar” për shpëtimin e vendit nga falimentimi has në kundërshtimin e madh të opozitës, por edhe të lëvizjes së të revoltuarve që ka hyrë në ditën e saj të 16-të. Votimi i programit do t'i sigurojë Greqisë një ndihmë shtesë nga troika që mund të variojë nga 90 deri në 120 miliardë euro.

Vendet në borxhe të euros, kanë bërë shumë kursime, por normat e larta të kreditimit kanë shkatërruar çdo gjë. Shefi i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet, refuzoi në Frankfurt çdo lloj shtyrje borxhi apo pjesëmarrjeje të bankave private. (/DW)
Views: 445 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player