Kryesore » 2011 » Gusht » 16 » Gjermani: Rritja ekonomike prill – qershor vetëm 0.1%
1:34 PM
Gjermani: Rritja ekonomike prill – qershor vetëm 0.1%
Të dhënat e reja financiare tregojnë se rritja ekonomike e Gjermanisë gati se ishte ndalur në periudhën prill – qershor të këtij viti, duke i rritur shqetësimet e investitorëve se ekonomia globale është më e ngadalshme se sa pritej.Rritja tremujore prej vetëm 0.1% për Gjermaninë, që është ekonomia më e madhe në Evropë, ishte nën pritjet e tregjeve për 0.5% rritje dhe erdhi pas të dhënave dëshpëruese për rritje ekonomike për Francën dhe Shtetet e Bashkuara.Ngadalësimi i ekonomisë gjermane u shpall sot, disa orë para fillimit të takimit në Paris, ndërmjet presidentit Nikolas Sarkozi, dhe kancelares Angela Merkel.
Views: 363 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player