Kryesore » 2011 » Qershor » 5 » Hamza thotë se nuk ka krizë buxhetore
11:47 AM
Hamza thotë se nuk ka krizë buxhetore
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se me Fondin Monetarë Ndërkombëtar i kanë mbyllur çështjen e pagave për të cilat ma nuk do të diskutohet, ai tha po ashtu se e kanë edhe një shanc për ti fituar mjetet nga FMN-ja pas misionit monitorues i cili do të vije në tetor.
Ministri Berdi Hamza të shtunën gjatë prezantimit të punës së tij 100 ditëshe tha se është i kënaqur me punën e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të cilat kanë rritur të hyra 18 për qind më shumë se sa viti i kaluar.

Pavarësisht se i kanë humbur një shumë të madhe të parave në formë të kredisë ai tha se nuk do të ketë krizë pasi sipas tij ka rezerva të mjaftueshme buxhetore. Hamza bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje që rezervat buxhetore në fund të vitit të jenë 300 milionë euro. /Telegrafi/

"Çështja e pagave me Fondin Monetar Ndërkombëtar është çështje e mbyllur”. Aktualisht bilanci bankar i Kosovës është 342 milionë euro, që i bie 51 milionë e uro më shumë
Views: 419 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player