Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Importi i lëndës së parë për çimento u rrit për 20 herë
2:45 PM
Importi i lëndës së parë për çimento u rrit për 20 herë
Lënda e parë për prodhimin e çimentos, e njohur si "klinker”, është kthyer në produktin më të kërkuar brenda një muaji. Që nga vendosja e tarifës doganore për çimenton, importi i "klinkerit” në Kosovë është rritur për 20 herë më shumë, krahasuar me sasinë që është futur gjatë tërë vitit të kaluar. Nga rreth 1 mijë e 700 tonë "klinker” që ishte importuar në vitin 2011, që nga vendosja e tarifës prej 35 për qind, apo përreth një muaj është rritur importi në rreth 33 mijë tonë. Sipas të dhënave të doganave gjatë 19 ditëve të para të këtij muajit janë importuar mbi 20 mijë tonë "klinker”, apo 7 mijë tonë më shumë se gjatë muajit qershor. "Pothuajse e tërë masa e importuar e "klinkerit” gjatë qershorit dhe korrikut, është importuar nga Maqedonia”, pohoi Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave."Klinkeri” i importuar thuhet se është i dedikuar për fabrikën e çimentos "SharrCem” e cila është e vetmja kompani për përpunimin e "klinkerit” dhe prodhimin e çimentos nga kjo lëndë. Deri më datën 19 korrik, gjatë këtij muaji janë importuar 2 mijë tonë çimento dhe 20 mijë tonë "klinker”. Ky proporcion nuk ka qenë më parë.Sipas të dhënave të Doganave, nga viti 2009 importi i çimentos është rritur vetëm përreth 20 për qind. Importi i çimentos nga Shqipëria është rritur nga 18 mijë tonë në vitin 2009 në 115 mijë tonë në vitin 2010, duke shkuar në 226 mijë tonë në vitin 2011. Gjatë këtyre viteve ka rënë importi nga Serbia dhe Maqedonia. Rritja e kërkesës së importit të çimentos ka ardhur pas fillimit të ndërtimit të autostradës. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2009 në Kosovë janë importuar tërësisht 440 mijë tonë çimento, në vitin 2010 janë importuar 525 mijë tonë, në vitin 2011 rreth 612 mijë tonë, ndërsa deri më datën e marrjes së vendimit janë importuar rreth 270 mijë tonë çimento.

Vendimi për mbrojtjen e prodhuesit kosovar të çimentos është vendosur më 16 qershor të këtij viti me arsyetimin se tregu i çimentos ka pasur deformime.

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se brenda kësaj jave do ta ndryshojë vendimin
Views: 583 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player