Kryesore » 2011 » Maj » 10 » Inspektohen naftëtarët për cilësi
11:22 AM
Inspektohen naftëtarët për cilësi
Në pamundësi që kontrabanda me derivate të naftës të luftohet në pikat doganore në veri, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka ndërruar destinacionin. Inspektimet tash e tutje do të fillojnë nëpër pikat e shitjes brenda Kosovës. Në këtë mënyrë, inspektorët përmes laboratorëve të certifikuar, do të konstatojnë se cila është naftë cilësore e cila e kontrabanduar.

Për këtë qëllim është në ndryshim e sipër edhe Udhëzimi Administrativ për cilësinë e derivateve të lëngëta të naftës 2008/21.

Me këto ndryshime, sipas zyrtarëve të MTI-së, synohet të rritet cilësia e karburanteve në treg dhe të pamundësohet kontrabanda me këtë produkt. "Duke filluar nga përqindja e sulfurit në karburante dhe lubrifikante do të jetë me e reduktuar apo konform rregullativave të Unionit Evropian, si dhe forma tjera të mbikëqyrjes së cilësisë”, ka thënë Ramadan Buzhala, drejtor i Zyrës për licencim, rregullim dhe vëzhgim në sektorin e naftës në Kosovë, shkruan Express.

Me këto ndryshime pajtohen edhe drejtuesit e Shoqatës se Naftëtarëve, por kërkojnë që kontrabanda të luftohet edhe në pikat doganore në veri.

Në takimet që Shoqata ka pasur me zyrtarët e MTI-së kanë kuptuar që ideja e këtyre ndryshimeve është që të rritet kontrolli dhe të pamundësohet kontrabanda. Kjo do të arrihet përmes inspektimeve nëpër çdo pikë të shitjes. "Na është thënë se do të krijohen grupe inspektuese, të cilat do të konstatojnë kur nafta është cilore apo e kontrabanduar”, ka thënë Fahri Ratkoceri, nënkryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Ndërkaq, për lëvizjen e çmimeve të derivateve dhe cilësinë, thotë të mos jenë fajtorë importuesit. Sipas tij, Kosova kryesisht furnizohet me derivate nga rafineritë e OKTA-s dhe se çmimet atyre u diktohen. Ka raste kur çmimet në bursë bien, por janë rafineritë ato që i mbajnë të larta.
Views: 690 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player