Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Investitorët e "Kosovës së re" kërkojnë kohë shtesë
2:56 PM
Investitorët e "Kosovës së re" kërkojnë kohë shtesë
Katër konsorciumet që janë në garë për të investuar në projektin "Kosova e Re” do të kenë ende kohë që të komentojnë dhe të parashtrojnë kërkesa rreth pakos tenderuese.Tenderi për këtë projekt është hapur në fillim të muaji mars, kurse kompanitë kanë pasur më shumë se dy muaj kohë që të bëjnë komente, vërejtje, sugjerime dhe kërkesa lidhur me pakon tenderuese të projektit "Kosova e Re”.Por, Komiteti drejtues i projektit pritet t’u lejojë më shumë kohë kompanive për dorëzimin e komenteve, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar kompanitë që janë në garë.Zyrtarisht ende nuk është marrë vendimi nga Komiteti Drejtues i Projektit, por një gjë e tillë pritet të bëhet pas kthimit nga vizita e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili po qëndron në Londër.Kjo fazë e komenteve shihet si një ndër fazat më kritike, pasi kërkesa të caktuar mund të ndryshojnë pakon tenderuese. E ndryshimet e mëdha mund të kthejnë projektin serish në Kuvendin e Kosovës gjë që mund të shkaktojë vonesa në realizimin e agjendës së paraparë, (mbylljen e tenderit në shtator e shpalljen e fituesit brenda këtij viti).
Janë katër konsorciumet e kualifikuara për të marrë pjesë në termocentralin "Kosova e Re”: Konsorciumi Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konsorciumi AES Electric lid/ Demir Export A.S nga SHBA-ja dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player