Kryesore » 2011 » Maj » 26 » IPKO ofron pakon Premium edhe për një muaj
3:12 PM
IPKO ofron pakon Premium edhe për një muaj
Pas lansimit të kanaleve televizive në formatin më të fundit teknologjik – High Definition dhe ofrimit të shërbimit Pay Për View, IPKO dhe DigitAlb, qw nga e ënjta kanë bërë të mundur abonimin në pakot Premium dhe DUO Premium, për vetëm një muaj.
Pako Premium, e cila përmban kanale për fëmijë, informacion, muzikë, dokumentarë, filma, kanale të mirënjohura ndërkombëtare, të gjitha kanalet e SuperSport dhe SuperSport Kosova, si dhe shumë kanale të tjera atraktive, prej sot ofron mundësinë e abonimit edhe vetëm për një muaj, ndërsa çmimi i saj mujor është 24.95 euro.

Ndërsa, abonuesit në pakon familjare DUO, e cila është kombinim i pakos familjare të televizionit digjital dhe internetit me 1 Mbps, me mundësi lidhje të 2 kompjuterëve në të njëjtën kohë, kushton 32.95 euro në muaj.

IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO dhe Digitalb është oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kualitetit të kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit
Views: 452 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player