Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » Ka mungesë të investimeve në infrastrukturën turistike
2:58 PM
Ka mungesë të investimeve në infrastrukturën turistike
Mungesa e investimeve nga Qeveria dhe investitorëve të huaj, po e vështirojnë zhvillimin dhe funksionimin e turizimit. Zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë thonë se sivjet pritet të themelohet Organizata Nacionale e Turizmit, e në anën tjetër ekspertë të turizmit akuzojnë qeverinë për mungesë të investimeve në infrastrukturën turistike si dhe për politika të pafavorshme.Departamenti i Turizmit dhe Hotelerisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht është duke bërë ndryshime në infrastrukturën ligjore, për të bërë lehtësime në tërheqjen e investitorëve që do ndihmonin në zhvillimin e turizmit në vend. Këtë e konfirmon shefi i divizionit të hotelerisë, Hysen Sogojeva. 

Sipas tij këtë vit pritet të bëhet edhe hapja e Organizatën Nacionale të Turizmit.

"Fokusohemi pak a shumë tek lehtësimi i regjistrimeve dhe licencimit të biznesit. E kemi rregulluar edhe fushën e paktë aranzhmanit, pastaj është hera e parë që me ligjin që pritet të kaloj ne qeveri në korrik, për herë të parë kemi futur organizatën nacionale të turizmit, e cila është bazë themelore për promovimin e turizmit në Kosovë”, tha ai.

Ndonëse për momentin në Kosovë investitori kryesore mbetet qeveria e Kosovës, ekspertët të fushës të turizmit fajësojnë këtë të fundit për politika të gabuara.

Sipas Zekë Çekut, udhëheqës i Kompanisë për Planifikim dhe Zhvillim të Turizmit, Kosova ka potenciale për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, por se investimet edhe nga ana e qeverisë në fushën e turizmit janë shumë të vogla.

"Investimet nga aspekti i institucioneve qeveritare janë shumë të pakta, unë jam në gjendje t’i kuptoj edhe përkufizimet buxhetore edhe kufizimet. Normal që shteti duhet të investojë në politikat shtetërore që ato të jenë sa më atraktive për tërheqje të kompanive që janë në biznesin e turizmit, qoftë ato vendore, apo ato me kompanitë e jashtme”, theksoi ai.

Ndryshe, sipas një studimi të bërë nga një kompania evropiane "Skyscanner” dhe të publikuar në muajin maj, del se Kosova po bën hapa përpara në planin e turizmit vendor.

Kosova ka arritur që nga vendi i 100-të në këtë listë, të arrijë në vendin e 67.
Views: 526 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player