Kryesore » 2011»Maj»15 » KE-ja propozon ulje të çmimeve për thirrjet në roaming
2:00 PM
KE-ja propozon ulje të çmimeve për thirrjet në roaming
Komisioni Evropian (KE) gjatë dy deri tre javëve do të prezantojë ligj të ri me të cilin parashikohet ulje plotësuese e çmimeve të shërbimeve të telefonisë celulare gjatë bisedave në shtetet e huaja. Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, me propozimin e ri më së voni deri në korrik të vitit 2014, çmimet për biseda në roaming do të duhet të ulen në 0,24 euro për minutë prej 0,39 euro aktuale, që do të paraqiste lirim për rreth 40 për qind. Me propozimin e Eurokomisionit parashikohet që edhe nga korriku i vitit 2016 çmimet për biseda në komunikacionin e brendshëm dhe në roaming në suaza të BE-së të barazohen. Parashikohet edhe ulje e çmimit të SMS porosive në roaming prej 0,11 të tanishme në 0,10 euro. Propozimi i ri i Komisionit Evropian pritet të miratohet gjatë muajit të ardhshëm. /MIA/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus