Kryesore » 2011 » Maj » 10 » KEK, 157 milionë euro borxh Qeverisë
11:20 AM
KEK, 157 milionë euro borxh Qeverisë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk është e vetmja që kanë borxhe në vlera milionëshe. Edhe ajo vetë ka borxhe, madje borxhet e saj ndaj Qeverisë së Kosovës janë mbi 157.5 milionë euro.

Në raportin e shpenzimeve të Qeverisë për vitin 2010, që e ka përgatitur Ministria e Financave (MF), borxheve të KEK-ut u është kushtuar një aneks në vete. Aty, duke ia mbledhur krejt paratë që ia dha Qeveria kësaj ndërmarrjeje publike që nga viti 2005, është bërë edhe një përshkrim i përgjithshëm i kthimit të tyre, por në raport nuk u ka "dalë punë” që të shkruan numra për këtë. Kjo pasi që KEK-u, nga baza e kredisë që ia dhe Qeveria nuk e ka kthyer deri më tash asnjë cent, shkruan Zëri

Zëdhënësi i kësaj korporate, Viktor Buzhala, thotë se KEK-u ka një plan për kthimin e këtyre parave, por nuk zbulon se si do të bëhet kjo. "Po, kjo është kredia e marrë nga buxheti i Kosovës për investime kapitale. KEK-u jo vetëm që e ka plan, por është duke i kthyer këto mjete në bazë të marrëveshjes dhe kushteve të kreditimit, ku llogaritet edhe kamata përkatëse në kushtet e tregut”, thotë Buzhala.

Edhe pse në raportin vjetor të shpenzimeve, publikuar nga MF, thuhet që KEK-u nuk ka kthyer ende asgjë nga shuma 157.5 milionë euro që ua ka borxh Qeverisë, Viktor Buzhala nga KEK-u thotë se kthimi i parave është duke ndodhur.

Në këtë raport të Ministrisë së Financave, te pjesa që flet për interesat e inkasuara nga huazimi i parasë publike, vlera e të cilave ishte 11.7 milionë euro, KEK-ut i përshkruhen mbi 5.3 milionë euro të inkasuara si interes nga kreditë, mirëpo raporti në fjalë është ende i paaudituar
Views: 708 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player