Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » KEK-u: Do t’i mbledhim borxhet deri në centin e fundit
1:16 PM
KEK-u: Do t’i mbledhim borxhet deri në centin e fundit
Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar konsumatorët se asnjë borxh nuk do të falet edhe pas privatizimit të distribucionit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas KEK-ut, pronari i ri i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të vazhdojë të punojë njëjtë siç punohet tani dhe do të vazhdohet me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. "KEK-u ka vërejtur kohëve të fundit se konsumatorët po supozojnë se nuk do të mblidhet borxhi pas privatizimit. Kjo nuk është e vërtetë, sepse KEK-u do të vazhdojë me inkasimin deri të mbledhë qindarkën e fundit që konsumatorët i kanë borxh. Çdo grumbullim i borxhit do të jetë në dëm të konsumatorit dhe do të rezultojë me shkyçje”, thuhet në një kumtesë të kësaj korporate.

Sipas KEK-ut, investitorit do t’i ofrohet stimulim nga ana e Qeverisë së Kosovës që të arkëtojë borxhet nga secili konsumator.

"Ky stimulim do të ndikojë që investitori i ri të jetë edhe më efikas në shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë borxhet e tyre dhe do t’i mbajnë të shkyçur përderisa nuk paguajnë borxhet. Derisa investitori të marrë përsipër, KEK-u do të vazhdojë punën si zakonisht dhe do të vazhdojë t’i shkyçë konsumatorët, të cilët nuk paguajnë”, thuhet në komunikatë.

Shuma e borxhit që konsumatorët i kanë KEK-ut u afrohet 400 milionë eurove
Views: 484 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player