Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » KEK-u për gjashtë muaj shkyç 140 mijë konsumatorë
4:38 PM
KEK-u për gjashtë muaj shkyç 140 mijë konsumatorë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka shtuar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Kjo korporatë e cila furnizon me rrymë kosovarët për gjashtë muajt e parë të këtij vitit ka shkyçur rreth 140 mijë konsumatorë. Korporata Energjetik e Kosovës (KEK), gjatë vitit 2011 kishte shkyçur rreth 340 mijë konsumatorë të cilët nuk paguajnë faturat me rregull, për deri sa, në pjesën e parë të këtij viti, ka shkyçu më pak se gjysma e këtij numër.Eglantina Hoxha, menaxhere për Palë të Interesuara dhe Ngjarje në KEK, thotë për Telegrafin, se pavarësisht se shkyçja është forma e fundit për inkasimin e mjeteve për energjinë që shpenzojnë konsumatorët, por sipas saj, shkyçja po tregohet e suksesshëm në mbledhjet e mjeteve. "Numri i shkyçjeve të realizuara për vitin 2012 (gjashtë muajt e parë) është përafërsisht 140.000 shkyçje. Numri i shkyçjeve te realizuara në tërë vitin 2011 ishte përafërsisht 340.000 shkyçje”, tregon ajo.

Hoxha thotë se para se të vije deri te shkyçja e një konsumatori, KEK paralajmëron për borxhin që ka. "Në rast se pas kësaj konsumatori nuk e kryen obligimin atëherë nxirret urdhëresa për shkyçje”.

"Efektet pozitive te këtij procesi janë te dukshme. Ne shumicën e rasteve konsumatorët paguajnë borxhet menjëherë pas shkyçjes. Ndërsa konsumatorët që kanë borxhe me të larta, u ofrohet mundësia e ri programimit të borxheve që është një lehtësim për konsumatorin dhe një zgjidhje me pak e dhimbshme për KEK-un”, thotë Eglantina Hoxha, menaxhere për Palë të Interesuara dhe Ngjarje në KEK.

Sipas saj, sfidë të veçantë për KEK-un paraqesin rastet e konsumatorëve të pandërgjegjshëm të cilët ri-kyçen ilegalisht. Hoxha ka falënderuar Policinë e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe pa rezervë.

Cak i shkyçjeve të KEK-ut të mërkurën kanë qenë konsumatorët të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike në Prizren.
Ndryshe sipas statistikave borxhet e konsumatorëve ndaj KEK-ut shkojnë mbi 350 milionë euro.
Views: 663 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player