Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » KESH: Sezoni i verës, rezervat ujore janë në nivelin e duhur
3:43 PM
KESH: Sezoni i verës, rezervat ujore janë në nivelin e duhur
Sipas kreut të KESH-it, eksportet dhe importet e detyruara për CEZ janë të alternuaraNë kushtet e ardhjes së verës dhe bashkë me të, të periudhës së thatësirës, Koorporata Elektroenergjetike siguron se rezervat ujore janë në nivelin e duhur, për të siguruar energjinë.
Sipas kreut të KESH-it, eksportet dhe importet e detyruara për CEZ janë të alternuara. 
Në lidhje me privatizimin e hidrocentraleve, drejtori i KESH-it, shprehet se një praktikë e tillë do të ndikojë në liberalizimin e tregut energjetik. 
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare vlerëson se shkëputja nga kontrolli i saj I 4 hidrocentraleve do të ndikojë në liberalizmin e tregut të energjisë. 

Sipas drejtorit të KESH-it, Engjëll Zeqo, privatizimi i hidrocentraleve, që deri më sot menaxhohen nga KESH-I, do të kenë një administrim të posaçëm nga kompanitë private.

Sipas Zeqos, të katër këto hidrocentrale përfaqësojnë një vlerë modeste të prodhimit të përgjithshëm të energjisë.

Kreu i KESH-it, siguroi gjithashtu se është paraprirë periudha e thatësirës dhe se aktualisht rezervat ujore në kaskadën e Drinit, janë në parametra optimal.

Sipas tij, në rastet ekstreme, KESH ka marrë masa, për importe.

Ndër të tjera, drejtori i KESH-it, Zeqo, informoi se Termocentrali i Fierit pritet të vendoset në punë, me kapacitet të plotë në fund të muajit shtator.
Views: 431 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player