Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Kompania amerikane EmberClear synon miliona investime në Kosovë
12:53 PM
Kompania amerikane EmberClear synon miliona investime në Kosovë
Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, presidenti i Bordit, Erolld Belegu dhe drejtori ekzekutiv, Arian Zeka, pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë energjetike amerikano-kanadeze "EmberClear” e cila planifikon që të investojë në Kosovë.Drejtuesit e Odës Amerikane mirëpritën planet e kompanisë "EmberClear” për investime në vend, si një indikator i rëndësishëm se me gjithë vështirësitë e shumta në ambientin e të bërit biznes, Kosova mbetet një vend tërheqës për investitorët e huaj. Ata vlerësuan se projektet e tilla janë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit si dhe për luftimin e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë "EmberClear” shpalosën para drejtuesve të Odës Amerikane detajet e planit të tyre për investime në vlerë prej 700 milion eurosh për zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.Gjatë takimit u theksua rëndësia që institucionet e vendit të miratojnë sa me prioritet kornizën e nevojshme legjislative e cila do të mundësonte thithjen e më shumë investimeve të ngjashme nga investitorë të huaj.
Views: 708 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player