Kryesore » 2012 » prill » 17 » Kompanitë e sigurimeve i shmangen TVSH-së
3:05 PM
Kompanitë e sigurimeve i shmangen TVSH-së
Tash e më shumë se një vit disa nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, në kundërshtim me ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, nuk aplikojnë TVSH-në për shërbimet e lidhura me aktivitetin sigurues.Me pretendimin se neni 28 i Ligjit Nr.03/L-146, paragrafi 1.1, lë hapësirë ligjore për të mos aplikuar TVSH-në, disa kompani sigurimi po bëjnë evazion fiskal para "syve” të ATK-së, edhe pse neni 64 përcakton qartë se për periudhën kalimtare, deri më 31/12/ 2012, neni 28, nuk do të jetë i zbatueshëm, që do të thotë se deri në fund të kësaj periudhe kompanitë e sigurimeve do të trajtohen si furnizime të tatueshme me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme.Një situate e tillë me dy standarde në tregun e sigurimeve ka dëmtuar rëndë konkurrencën e ndershme në treg, ka penalizuar konkurrentet qe zbatojnë ligjin duke krijuar konfuzitet te klientët dhe gjithashtu duke i sjellë arkës se shtetit humbje ne miliona Euro në vit nga mos aplikimi i TVSH-se.Siç duket kjo gjendje ka detyruar Administratën Tatimore të Kosovës edhe pse me shume vonese të nxjerrë një vendim shpjegues publik, Nr. 02/2012, të nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së,.Bexhet Haliti, i cili mban datën 7 mars, 2012 për trajtimin e transaksioneve të sigurimit dhe risigurimit, si shërbime të tatueshme deri me datën 31/12/2012. 

Megjithatë, edhe pse ka kaluar mbi një muaj nga vendimi shpjegues i ATK-se, ato vazhdojnë ta injorojnë ligjin dhe institucionet e shtetit të Kosovës, duke mos zbatuar vendimin e Administratës Tatimore te Kosovës, ku i shesin produktet e tyre të sigurimit pa TVSH.

Deri me tani ATK-ja dhe të gjitha institucionet e tjera të lidhura me fushën e sigurimeve, janë mjaftuar vetëm me lëshimin e këtij vendimi, pa marrë masa të tjera ligjore, që në çdo shtet demokratik do të penalizoheshin.
Views: 424 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player