Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Kosova i ka punët mirë me borxhe
12:23 PM
Kosova i ka punët mirë me borxhe
Ekonomistët kosovar vlerësojnë se tash për tash Kosova i ka punët mirë me borxhin e jashtëm. Ata porositin institucionet të jenë të kujdesshme me huat publike në të ardhme, të cilat mund ta çojnë vendin në një krizë si Greqinë. Ata thonë se borxh duhet të hyjmë vetëm nëse ka nevojë të madhe për investime që garantojnë kthim.
Borxhi i jashtëm nuk duket të jetë problem i madh për Kosovën. Me shkallën aktuale prej 30 për qind të Bruto Produktit të brendshëm edhe njohësit e ekonomisë nuk shohin ndonjë rrezik që mund t’i vijë vendit nga ky segment.

Por, ata thonë se shumë vende i ka kapluar kriza edhe kur niveli i borxheve të jashtme ka qenë i ulët.

"Mungesa e rritjes ekonomike dhe problemet sociale do mund të jenë çështje problematike që do ta ashpërsonin situatën në vend”, thekson Muhamet Mustafa, njohës i çështjeve ekonomikë. Sipas tij, mjetet që janë në dispozicion nuk po orientohen si duhet dhe ka stagnim të madh të zhvillimit ekonomik.

"Rritja ekonomike po stagnon për shkak të mjedisit afarist. Ne jemi qe disa vjet në një geto të tillë”, pohon Mustafa.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, borxhi i jashtëm ka arritur në vlerën prej 1 miliard e 426 eurosh në fund të vitit 2011. Në krahasim me vitin 2010, shihet se borxhi është rritur për 78 milionë euro.

Ndërkaq, situata me borxhin publik është ndryshe. Ai ka rënë në vlerën e 320 milionë eurove, nga 326 milionë sa ka qenë në vitin 2010. Kjo vlerë paraqet afro 7 për qind të Bruto Produktit vendor.
Views: 496 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player