Kryesore » 2012 » Shkurt » 20 » Kosova nuk ndikohet nga bllokimi i eksportit të energjisë nga Serbia
10:51 AM
Kosova nuk ndikohet nga bllokimi i eksportit të energjisë nga Serbia
Vendimi i Korporatës Elektroenergjetike të Serbisë që të ndalojë eksportin e energjisë elektrike për në vendet e tjera, nuk pritet të ndikojë në furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Zyrtarët e KEK-ut thonë të kenë kontrata me kompanitë për importin e energjisë dhe se ato janë të obliguara t’ia sjellin energjinë e kontraktuar.Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka thënë se vendimi i fundit i shtetit serb për bllokimin e eksportit të energjisë nuk e ka afektuar KEK-un.Korporata Elektroenergjetike e Serbisë ka marrë vendim që energjinë e saj të mos e shesë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Janë mbi 40 kompani vendore e ndërkombëtare që blejnë nga Serbia, e më pas u shesin shteteve të tjera.Edhe Kosova përmes Korporatës Energjetike të Kosovës është importues i energjisë elektrike që prodhohet në rajon.Buzhala ka thënë se kontratat për import të energjisë KEK-u i ka bërë me kompanitë e ndryshme, të cilat janë të obliguara të sigurojnë energjinë e kontraktuar."Sigurimi i energjisë që është në dispozicion në treg është obligim i kompanive që janë kontraktuar dhe nuk është detyrë e KEK-ut”, ka thënë Buzhala.Sipas tij momentalisht KEK-ut ka kontraktuar kompanitë: EFT, EGL, GEN, të cilat qendrën e kanë në shtetet evropiane, por i kanë degët e tyre edhe në Serbi, si dhe REDNAP, e cila e ka qendrën në Beograd.
Megjithëkëtë në tregun rajonal nuk ka energji të mjaftueshme. Zëdhënësi i KEK–ut ka thënë se momentalisht importohet deri në 250 megavat për orë.
Views: 471 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player