Për të blerë veturën e re të prodhuesit "Volkswagen” në tregun maqedonas duhet të paguhen 14 mijë e 990 euro. E njëjta veturë me po të njëjtat parametra, në tregun e Kosovës shitet 17 mijë e 100 euro, apo mbi 2 mijë e 200 euro më shtrenjtë. Nuk janë vetëm produktet e "Volkswagenit” ato që kushtojnë më shtrenjtë në Kosovë sesa në rajon. Me kosto më të lartë në treg dalin edhe veturat e markave të tjera, por edhe pajisjet e ndryshme elektronike, mallrat ushqyese, të veshmbathjes, biletat e fluturimeve dhe produktet e shërbimet e tjera. Importuesit thonë se kostoja shtesë e produkteve karshi atyre në vendet e rajonit është rezultat i taksave dhe i politikave të pafavorshme që aplikojnë institucionet shtetërore të Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus